Psikolog

sos fshatrat
SOS Fshatrat e Fëmijëve
Publikuar më
20/07/2020
Qyteti
Lipjan
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

KONTRATË PËR PERIUDHË TË CAKTUAR (Gusht 2020 – Qershor 2021)

1 pozitë: lokacioni Magure - Lipjan

QËLLIMI I VENDIT TË PUNËS: 

bënë vlerësimin psikologjik të aplikuesve për mbrojtje ndërkombëtare dhe trajtimin e përjetimeve dhe traumave që kanë pësuar në vendin e origjinës, prejardhjes apo gjatë rrugëtimit për në Kosovë.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË KRYESORE

  • Realizon vlerësimin psikologjik të aplikuesve për mbrojtje ndërkombëtare pas akomodimit të tyre në Qendrën për Azil. Në ▪ rastet e aplikuesve fëmijë, merre informacion të plotë për të gjitha periudhat kryesore të zhvillimit të fëmijës, duke përfshirë, fëmijërinë, shëndetin, sjelljen, historinë familjare, marrëdhënien me të tjerët si dhe zhvillimin psikologjik;
  • Vlerësimi i statusit zhvillimor, psikologjik, emotiv dhe të sjelljes së fëmijëve, të rinjëve dhe të rriturve bazuar në matjet pskologjike të standardizuara, teknikat projektuese dhe vendimet tjera profesionale
  • Ndihmon aplikuesit për mbrojtje ndërkombëtare me nivele të larta stresi të menaxhojnë stresin në mënyrë efektive, përmes programeve të ndryshme në mënyrë që mos të influencojnë shëndetin e tyre;
  • Punë këshillëdhënëse me familjet dhe fëmijët në fushën e mirëqenies sociale dhe kujdesit për fëmijë;
  • Hartimi i planeve individuale të zhvillimit dhe punë me fëmijët dhe familjet bazuar në ato plane;
  • Mban konsultime të natyrës psikologjike me aplikuesit dhe prindërit, përcjell çrregullimet e stresit traumatik, nxitë nevojën për shërbime të ndryshme duke filluar nga trajnimet deri të trajtimet dhe konsultat psikologjike
  • Organizimi dhe lehtësimi i aktiviteteve rekreative dhe edukative për fëmijë, të rinjë dhe familje
  • Ofron informacion dhe mbështetje aplikuesve për të kuptuar dhe përballuar më mirë depresionin, ankthin, stresin post-traumatik dhe çrregullime të tjera
  • Raporton tek Udhëheqësi i Qendrës për Azil- Niveli Drejtues
  • Detyra tjera sipas kërkesave të udhëheqësit.

KRITERET

  • Diplomë Master në fushën e psikologjisë;
  • Së paku 3 vjet përvojë pune në fushën relevante;
  • Të ketë licencë për ushtrim të profesionit (e preferueshme);
  • Aftësi të mira të komunikimit ndërpersonal dhe kompetencë sociale;
  • Aftësi për të punuar nën presion dhë kënaqësi për të punuar me fëmijë dhe familje;
  • Shkathtësi në kryerjen e detyrave në mënyrë profesionale dhe cilësore;
  • Aftësi komunikimi në aspektin profesional në gjuhën angleze në të folur dhe në të shkruar;
  • Aftësi komunikimi në gjuhën arabe do të konsiderohet përparësi;
  • Fleksibilitet, gadishmëri për punë ekipore dhe përkushtim;
  • Gadishmëri për të mësuar dhe për t’u zhvilluar në aspekt profesional dhe personal;
  • Posedim i lejes së ngasjes së automjeteve;

Ne ofrojmë

  • Një punë interesante
  • Një ambient të këndshëm pune
  • Udhëzim dhe mundësi për zhvillim profesional dhe personal

Orari i punës

  • 40 orë në javë.

Dokumentacioni i nevojshëm: Aplikacioni (shkarkohet në webfaqen tone: http://www.soskosova.org/)

CV; Letër motivimi; Kopje të Diplomave, Çertifikatave, Referencave, Vërtetimin që nuk jeni nën hetime (vetëm për kandidatët që ftohen në intervistën finale).

Afati i fundit për dorëzim: 03.08.2020 në ora 24:00, përmes email HR.Recruitment@soskosova.org.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen në intervistë.

Për informata shtesë, ju lutem kontaktoni: Email info@soskosova.org. dhe Tel/ Fax: 038 749 887