Psikiatër

64x64 kosovo logo
Ministria e Shëndetësisë
Publikuar më
12/06/2020
Qyteti
Kosovë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Bazuar në nenin 8 të  Ligjit Nr. 03/L-212 i Punës, si dhe në mbështetje të Udhëzimit Administrativ (MPMS) Nr. 07/2017 Për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, Ministria e Shëndetësisë shpallë Konkurs Publik:

PERSERITJA E KONKURSIT 

  • Institucioni: Ministria e Shëndetësisë
  • Titulli i punës:  Psikiatër (1) pozitë në Burgun e Smrekovnicës dhe Gerdovcit
  • Orari i punës: 40 orë në javë (orar të plotë)
  • Kategoria funksionale/Grada: H – 659/1
  • Nëpunësi mbikëqyrës: Mjekut përgjegjës te burgut
  • Kohëzgjatja: Me kohë të pacaktuar
  • Vendi: Burgu i Smrekovnicës dhe Gerdovcit

Detyrat dhe përgjegjësitë e psikiatrit  në NJSHB:  

  1. Të respektoj principet e humanitetit dhe profesionalizmit.
  2. Të bashkëpunojë me stafin punues dhe drejtues të institucionit.
  3. Të respektojë specifikat e institucionit si: rregulloret e veçanta, orarin e punës, sigurinë dhe rutinën.
  4. I jep këshilla profesionale Udhëheqësit të NjShB - së  dhe raporton tek ai.
  5. Çdo raportim dhe çdo veprim që del jashtë suazave të kompetencave të tij, duhet të shkojë përmes Udhëheqësit të NjShB - së.
  6. Të jetë përgjegjës për punën e vetë në institucion si dhe për grupin specifik të pacientëve që janë nën përgjegjësinë e tij pa diskriminim.
  7. Të respektojë, aq sa është e mundur listën e barërave që posedon institucioni.
  8. Të bëjë përpjekje aktive dhe të vazhdueshme për avancimin profesional dhe organizativ të punës në institucion dhe menaxhimin e rasteve me probleme të natyrës psikike.
  9. Çdo herë dhe pa ndërprerje gjatë punës të bëjë trajnimin e vazhdueshëm të stafit të mesëm (infermiereve dhe stafit tjetër), stafit korrektues për të reduktuar rastet që kanë predispozita për vetëvrasje apo vetëlëndime.
  10. Vendimet dhe aktivitetet e tij mos të jenë në kundërshtim me rregullat e institucionit në përgjithësi.
  11. Të gjitha raportet dhe evidencat ti bëjë me shkrim dhe me kohë.
  12. Të bëjë raporte psikiatrike për pacientët që kanë nevojë.
  13. Të jetë në thirrje për çdo konsulltim eventual në raport me pacientët psikiatrik.
  14. Të jetë në gatishmëri në thirrje dhe për të shkuar në çdo kohë sipas kërkesave të institucionit;
  15. Të respektoj orarin dhe kërkesat për punë në institucion.
  16. Të organizoj trajtim, rehabilitim dhe terapi okupuese në burgje ku punon.
  17. Të jetë përgjegjës për shëndetin mendor të institucionit ku punon.
  18. Të bashkëpunoj me psikologun e NjShB - së për rastet specifike te punët e përbashkëta.
  19. Çdo mosmarrëveshje mund të zgjidhet në bisedë me Udhëheqësin e NjShB - së.
  20. Të jetë i gatshëm për detyra tjera shtesë në rrethana specifike sipas nevojës dhe kërkesës.

Kualifikimi, përvoja, aftësitë dhe karakteristikat personale, bazuar në specifikat e institucionit:

  1. Të jetë specialist i psikiatrisë.
  2. E preferueshme përvoja në psikiatri dhe institucione korrektuese
  3. Te ketë aftësi menaxheriale dhe komunikuese.

Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim: Të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë mbaruar shkollimin adekuat dhe kanë aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave.

Procedurat e konkurrimit: Konkurrimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

Data e publikimit dhe mbylljes së konkursit: nga 11.06.2020 deri 25.06.2020

Paraqitja e kërkesave:  Aplikacionet  merren dhe dorëzohen në zyrën  nr. 23 të Ministrisë së Shëndetësisë, Lagja Arbëria,  rruga e Zagrebit p.n. (ish Spitali i mushkërive). Në aplikacion duhet të cekët qartë titulli i vendit të punës dhe numri i referencës. Kontaktet me telefon mund ti bëni në 038  212 -276.

Aplikacionet e dërguara pas datës së mbylljes së konkursit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen.