Programi për Trajnim në Punë për personat e riatdhesuar

kosovo logo 150x150 1 e1596493746444
MPMS
Publikuar më
06/08/2020
Qyteti
Kosovë
Kategoria
Lloj listimi
Grante  

Përshkrimi

THIRRJE PËR APLIKIM PROGRAMI PËR TRAJNIM NË PUNË
për personat e riatdhesuar në Kosovë

Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës (APRK) në bashkëpunim me Programin për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) me mbeshtetjen e Departamentit për Riintegrim të Personave të Riatdhesuar (DRPR) - Ministria e Punëve të Brendëshme (MPB), shpallë thirrjen e hapur për aplikim për mbështetje nga programi për Trajnim në Punë (TNP) për ndërmarrjet (punëdhënësit) e interesuar nga sektori privat dhe për personat e riatdhesuar në Kosovë të regjistruar si punëkërkues.

Rreth Programit për Trajnim në Punë

Programi Trajnim në Punë (TNP) ka për qëllim ti ofrojë mundësinë punëkërkuesve të papunë që kanë nivel të kufizuar arsimor dhe nuk kanë përvojë të mëparshme të punës, të ndjekin një trajnim tre mujor në një ndërmarrje nga sektori privat. Gjatë periudhës së trajnimit, në emër të mbulimit të shpenzimeve elementare, kandidati do të kompensohet me 170.00 euro në muaj. Me qëllim të përkrahjes së punësimit të qëndrueshëm në Kosovë, programi fokusohet në identifikimin e ndërmarrjeve që kanë potencial të ofrojnë mundësi afatgjata të punësimit. Në mënyrë që të përfitojnë nga programi, kandidatët e papunësuar dhe punëdhënësit duhet të regjistrohen në Zyren e Punësimit (ZP) në komunën e tyre.

Përveç përkrahjes së punëkërkuesve të papunë në gjetjen e mundësive për trajnim, programi TNP lehtëson gjithë procesin e identifikimit dhe përputhjes së punëkërkuesve me ndërmarrjet. Duke pasur parasysh vështirësitë me të cilat përballen ndërmarrjet private në gjetjen dhe angazhimin e stafit të aftësuar që kërkohet për zgjerimin e veprimtarive të tyre afariste, programi TNP do të angazhojë ekspertizën e ZP për të përputhur secilën pozitë të TNP me punëkërkuesit e përshtatshëm në harmoni me nevojat dhe kriteret e caktuara nga ndërmarrjet.

Programi TNP implementohet sipas hapave në vijim:

Hapi i parë - Shprehja e interesimit për të përfituar nga programi TNP:

Të gjitha ndërmarrjet e interesuara të sektorit privat mund të shprehin interesim për të përfituar, duke shkarkuar formularin për aplikim nga interneti në adresën: https://aprk.rks-gov.net ose https://mpms.rks-gov.net .Përveç kësaj, formularët për aplikim janë gjithashtu të disponueshëm në ZP në të gjitha komunat. Formularit për aplikim duhet t’i bashkangjiten certifikata e regjistrimit të biznesit të ndërmarrjes që aplikon.

Punëkërkuesit potencial dhe kompanitë duhet të regjistrohen në ZP në komunën e tyre, nëse nuk e kanë bërë tashmë. Pas regjistrimit, punëkërkuesve do t`i ofrohen sesionet e para këshilluese nga këshilltari. Ndërmarrjeve do t’iu kërkohet të dëshmojnë që janë të regjistruara në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK).

Hapi i dytë: Këshilltarët në ZP do të konsultojnë/ndërmjetësojnë procesin dhe identifikojnë një ndërmarrje të përshtatshme per punëkërkuesit e regjistruar nga Sistemi i Menaxhimit të Informatave të Punësimit (SMIP). Ndërmarrjet duhet të ofrojnë dëshmi që janë të gatshme t’i trajnojnë punëkërkuesit. Pas këtij procesi, nënshkruhet një marrëveshje për TNP ndërmjet punëkërkuesit dhe punëdhënësit, ku përcaktohen përgjegjësitë e secilës palë. QAP do të përpilojë planin individual të trajnimit, në bashkpunim me ndërrmarjen.

Programi mbulon shpenzimet elementare të punëkërkuesve gjatë periudhës së trajnimit, gjë që ofron një stimulim për punëdhënësit që t’i aftësojnë ata për një punesim afatgjate brenda ndërmarrjes.

Kush mund të aplikojë?

Ndërmarrjet private

Për pjesëmarrje në program, mund të aplikojnë të gjitha ndërmarrjet (punëdhënësit) e interesuar të regjistruar në ZP. Ndërmarrjet duhet të jenë të regjistruara në ARBK dhe të jenë taksapagues aktiv në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK).

Formulari i aplikimit mund të gjendet në internet, në adresat elektronike: https://aprk.rks- gov.net/ ose https://mpms.rks-gov.net/ si dhe në ZP në secilën komunë.

Kush nuk mund te aplikojë?

  • Organizatat jo-qeveritare;
  • Veprimtaritë financiare dhe të sigurimeve, veprimtaritë që përfshijnë bixhozin, sallonet e masazheve;
  • Prodhimi i pijeve me përmbajtje të lartë të alkoolit;
  • Prodhimi dhe shpërndarja e armëve;
  • Prodhimi që përdor teknologji që çojnë në ndotje të mjedisit (si ndotje të ajrit, ujit, tokës etj.);
  • Bizneset jo-formale;

Personat e riatdhesuar të regjistruar si punëkërkues të papunë

Të gjithë personat e riatdhesuar në Kosovë të regjistruar si punëkërkues në ZP, që nuk kanë përvojë të mëparshme të punës, mund të përfitojnë nga programi TNP.

Prioritet do të kenë:

  • Gratë,
  • Pakicat
  • Personat me aftësi të kufizuara,
  • Prindërit vetëushqyes.

Të gjithë të interesuarit duhet të regjistrohen në ZP në komunat e tyre përkatëse.

Rastet e konfliktit të interesave me palët e përfshira dhe vendimmarrësit e programit për TNP, nuk kanë të drejtë të përfitojnë nga ky program (antarë të familjes së ngushtë)

Afati i aplikimit 06 deri 20 gusht 2020

Mbështetja financiare për punëkërkuesit

Kostoja e aftësimit të punëkërkuesve mbulohet nga programi. Kompensimi në shumën 170.00 euro në muaj i bëhet drejtëpërdrejtë të trajnuarit në llogarinë bankare personale gjatë trajnimit tre mujorë. Kjo poashtu ofron një stimulim për punëdhënësin që të aftësojë një punëkërkues për punesim afatgjate brenda ndërmarrjes. Pagesat punëkërkuesit i bëhen në baza mujore për t’i mbuluar shpenzimet elementare gjatë trajnimit (udhëtimi, ushqimi). Ndërmarrjet inkurajohen që ta punësojnë punëkërkuesin pas përfundimit të trajnimit.

Punëkërkuesit pas përfundimit të trajnimit do të pajisen me çertifikatë të vijimit të trajnimit nga Qendra e Aftësimit Profesional (QAP), e cila shërben si dokument referues i aftësive për ta mbështetur punëkërkuesin dhe mund të jetë përparësi për atë gjatë kërkimit të punës në të ardhmen.

Si të aplikohet?

  • Ndërmarrjet e interesuara private duhet të dorëzojnë formularin e aplikimit të plotësuar në ZP në komunën e tyre. Formulari i aplikimit është i disponueshëm në internet në adresat elektronike: https://aprk.rks-gov.net/ ose https://mpms.rks-gov.net/ si dhe i printuar në secilën ZP në tërë Kosovën. Aplikantët duhet bashkangjitur në aplikacion çertifikatat e tyre për regjistrimin e biznesit. Ndërmarrjet do të kontaktohen nga ZP me një listë të kandidatëve
  • Punëkërkuesit e riatdhesuar të interesuar për vendet e lira duhet të regjistrohen në ZP në komunat e tyre ose të vizitojnë ZP ku ata tashmë janë regjistruar dhe të informojnë këshilltarët e tyre të punësimit në lidhje me interesin e

Informacione tjera

Për më shumë informata, ju lutemi kontaktoni Zyret e Punësimit në komunën tuaj.

Në rast se keni pyetje në lidhje me programin TNP, ju lutem kontaktoni projektin ALMP2/UNDP në adresën elektronike: almp.ks@undp.org.

Rreth projektit ALMP2 në UNDP Kosovë

Objektivi kryesor i Programeve Aktive të Tregut të Punës (PATP2/ALMP2) është përmirësimi i kapaciteteve të institucioneve të tregut të punës për të hartuar politikat relevante të përgjegjshme-gjinore në nivelin qendror dhe ofrimi i shërbimeve të integruara në nivel lokal, duke u fokusuar në grupet më të cenueshme në mesin e të papunëve. Gjithashtu, projekti ofron mundësi për punësim dhe trajnim për personat e papunë, të regjistruar në ZP në të gjithë Kosovën, përmes programeve të ndryshme aktive si: Subvencionimi i Pagave (SP), Trajnim në Punë (TNP), Praktikë në Punë (PP) dhe Vetëpunësim (VP).

COVID-19

KUJDES I VEÇANTË gjatë procesit të aplikimit:

  • Bartja e maskave, mbajtja e distances dhe larja e duarve sipas udhëzimeve nga IKSHP-së dhe OBSH-së.
  • Në çdo zyre do të mbahet distanca në të gjitha hapesirat prej 2
  • Asnjë aplikues nuk lejohet të hyjnë brenda institucioneve pa maskë.

Shpallja dhe dokumentacioni i plote.

Listime të ngjashme

26/11/2020
Moter/Teknik Medicional (3)   Novobërdë e re
26/11/2020
Vozitës/e   Drenas e re
25/11/2020