Punë praktike me pagesë për studentët e UP (100)

kosovo logo 150x150 1 e1604661172151
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit
Publikuar më
07/10/2021
Qyteti
Kosovë
Kategoria
Lloj listimi

Përshkrimi

Programi për punë praktike në MKRS dhe institucione vartëse për studentët e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”

Shkathtësitë Edukim Fizik, Edukim , Filozofi, Psikologji, Histori, Sociologji, Shkenca Politike, Antropologji, Arkeologji, Gjeodezi, Ndertimtari, Kimi

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit lanson programin për punë praktike në MKRS dhe institucione vartëse për studentët e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Kjo iniciativë ka për qëllim avancimin e studentëve në programet që lidhen me fushëveprimin e MKRS-së dhe institucioneve vartëse, si përkushtim institucional për të mbështetur aftësimin e studentëve për tregun e punës dhe njëkohësisht të avancoj në përmbushjen e prioriteteve strategjike të MKRS.

Qëllimet strategjike të MKRS për vitet 2021-2025 janë:

  • Mbrojtja dhe zhvillimi i trashëgimisë kulturore si mjet për promovim të vlerave të përbashkëta dhe ngritjes së prosperitetit ekonomik;
  • Arti dhe kultura si kontribues qenësor në mirëqenien sociale e ekonomike të qytetarëve dhe promovimin ndërkombëtar të identitetit shtetëror;
  • Fuqizimi i të gjithë të rinjve në jetën ekonomike dhe sociale të vendit duke avancuar politikat, programet dhe bashkëpunimin ndërinstitucional;
  • Sporti mekanizëm për konsolidimin e imazhit tonë shtetëror dhe zhvillimin e mirëqenies shoqërore si tërësi;
  • Zhvillimi i qëndrueshëm përmes turizmit.

Në shërbim të arritjes së qëllimeve strategjike të lartëpërmendura, MKRS do të angazhoj 50 deri në 100 studentë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” në baza vjetore, do të siguroj pagën 200 euro për muaj për praktikant (bruto) dhe do të sigurojë mentorimin e praktikantëve.

Fakultetet dhe profilet që targetohen përmes kësaj thirrje janë:

  1. Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit (FEFS);
  2. Fakulteti i Arkitekturës (FA);
  3. Fakulteti Ekonomik (FE);
  4. Fakulteti Filozofik (FF) – drejtimet e psikologjise, historisë, sociologjisë, shkenca politike, etnologji, antropologji, arkeologji;
  5. Fakulteti i Filologjisë (FF’) – drejtimi i gazetarisë;
  6. Fakulteti i Mjekësisë (FM);
  7. Fakulteti i Ndërtimtarisë (FN) – drejtimet e ndërtimtarisë dhe gjeodezisë;
  8. Fakulteti i Edukimit (FE’);
  9. Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore (FSHMN) – kimi;
  10. Fakulteti i Energjisë Elektrike dhe Kompjuterike (FIEK), drejtimi Inxhinieri Kompjuterike.

⇒ Studentët e interesuar të jenë pjesë e programit të punës praktike duhet të kenë notë mesatare 8.5, dhe të dërgojnë përmes emailit praktikanti.mkrs@gmail.com dokumentet si në vazhdim:

  1. CV të përditësuar
  2. Të listojnë tri aktivitetet në të cilat do të dëshironin të angazhoheshin në kuadër të fushave të listuara më poshtë (Preferenca 1, Preferenca 2, Preferenca 3). Aktivitetet nuk është e thënë të jenë në kuadër të fushës së njejtë
  3. Të dërgojnë Letër Motivimi (një faqe) për aktivitetin e preferencës së parë në kuadër të fushës në të cilën kanë më së shumti interesim të angazhohen
  4. Të bashkangjesin transkriptën e notave

Afati i fundit për aplikim është 23 Tetor, 2021.

--

Aktivitetet e angazhimit sipas fushave përkatëse janë:

SPORT

1. Organizimi dhe monitorimi i aktiviteteve sportive vendore dhe ndërkombëtare;
Profili: edukim fizik (FEFS) , arkitekturë (FA), menaxhment (FE);
Niveli i studimeve: Bachelor Viti III (me përjashtim FEFS – viti II) dhe Master

2. Konceptualizimi i platformave për mbështjetjen e sportistëve gjatë dhe pas karrierës së tyre sportive;
Profili: edukim fizik (FEFS), psikologji (FF), mjeksi (FM), (FE)
Niveli i studimeve: Bachelor Viti III (me perjashtim FEFS – viti II) dhe Master

3. Hartimi i planeve për fuqizimin e sportit rekreacional dhe shëndetësor;
Profili: edukim fizik (FEFS), arkitekturë (FA), mjeksi (FM)
Niveli i studimeve: Bachelor Viti III (me perjashtim FEFS – viti II) dhe Master

4. Pasqyra e gjendjes së infrastrukturës sportive;
Profili: edukim fizik (FEFS), arkitekturë (FA), ndertimtari (FN), gjeodezi (FN)
Niveli i studimeve: Bachelor Viti III (me perjashtim FEFS – viti II) dhe Master

5. Dokumentimi i historisë së sportit;
Profili: edukim fizik (FEFS), histori (FF)
Niveli i studimeve: Bachelor Viti III (me perjashtim FEFS – viti II) dhe Master

6. Përforcimi i edukimit fizik në arsimin parauniversitar;
Profili: edukim fizik (FEFS),(FE)
Niveli i studimeve: Bachelor Viti III (me perjashtim FEFS – viti II) dhe Master

7. Zhvillimi i edukimit fizik permes edukimit jo-formal;
Profili: edukim fizik (FEFS), sociologji (FF), psikologji (FF), (FE’)
Niveli i studimeve: Bachelor Viti III (me perjashtim FEFS – viti II) dhe Master

8. Hulumtime të ndërlidhura me sistemin e sportit në Kosovë;
Profili: edukim fizik (FEFS), sociologji (FF), psikologji (FF), gazetari (FF’), edukim (FE’)
Niveli i studimeve: Bachelor Viti III (me perjashtim FEFS – viti II) dhe Master

RINI

1. Dixhitalizim, promovim, dizajnim, fotografi dhe menaxhim të rrjeteve sociale;
Profili: dizajn (FA’), gazetari (FF’), programer (FIEK)
Niveli i studimeve: Bachelor (viti II) dhe Master

2. Konceptualizimi i modelit te ri për qendrat rinore;
Profili: sociologji (FF), psikologji (FF), arkitekturë (FA); (FE); (FE’);
Niveli i studimeve: Master

3. Hulumtime të ndërlidhura me Dialogun Kombëtar për Rini;
Profili: sociologji (FF), shkenca politike (FF), gazetari (FF’);
Niveli i studimeve: Bachelor (viti II) dhe Master

4. Konceptualizimi i qendrës së rehabilitimit për të rinjë;
Profili: edukim fizik (FEFS), sociologji (FF), psikologji (FF), arkitekturë (FA), mjeksi (FM);
Niveli i studimeve: Master

5. Pasqyra e gjendjes së infrastrukturës për rini;
Profili: arkitekturë (FA);
Niveli i studimeve: Bachelor (Viti III) dhe Master

6. Hulumtimi dhe promovimi i mundësive për anëtarësim në forume dhe organizata ndërkombëtare, shkëmbim rinor, vullnetarizëm ndërkombëtar, seminare dhe konferenca për të rinjtë e Kosovës;
Profili: shkenca politike (FF);
Niveli i studimeve: Master

7. Hartimi i planit për fuqizimin e bashkëpunimit ndërmjet sektorit rinor me sektorin e biznesit;
Profili: (FE);
Niveli i studimeve: Master

TRASHËGIMI KULTURORE

1. Përcaktimi i sipërfaqeve të mbrojtura të aseteve të trashëgimisë kulturore;
Profili: arkitekturë (FA), gjeodezi (FN);
Niveli i studimeve: Bachelor (viti III)/FN; Master/FA;

2. Prezantimi, interpretimi dhe promovimi i trashëgimisë kulturore;
Profili: arkitekturë (FA), etnologji (FF), antropologji (FF), arkeologji (FF), gazetari (FF’);
Niveli i studimeve: Bachelor (viti III) dhe Master

3. Përpilimi të planeve të menaxhimit për asetet e trashëgimisë kulturore;
Profili: arkitekturë (FA), etnologji (FF), antropologji (FF), arkeologji (FF);
Niveli i studimeve: Master

4. Inventarizimi dhe dokumentimi i trashegimise kulturore: kategoria arkitekturore, arkeologjike;
Profili: arkitekturë (FA), arkeologji(FF);
Niveli i studimeve: Bachelor (viti III) dhe Master

5.  Inventarizimi dhe dokumentimi i trashëgimisë kulturore: kategoria trashëgimia e luajtshme dhe shpirtërore;
Profili: etnologji(FF), antropologji (FF);
Niveli i studimeve: Bachelor (viti III) dhe Master

6.  Përpilimi i planeve të konservimit për asetet e trashëgimisë kulturore nën mbrojtje;
Profili: arkitekture (FA), ndertimtari (FN);
Niveli i studimeve: Bachelor (viti III) dhe Master

7.  Trajtimi/konservim-restaurim i artefakteve (restauratorë të metalit, qeramikës, drurit)
Profili: kimi (FSHMN), antropologji (FF), histori (FF);
Niveli i studimeve: Bachelor (viti III) dhe Master

8.  Inspektimi dhe monitorimi i gjendjes së trashëgimisë kulturore në terren;
Profili: arkitekture (FA), ndertimtari (FN);
Niveli i studimeve: Bachelor (viti III) dhe Master

9.  Projektim
Profili: arkitekture (FA), ndertimtari (FN);
Niveli i studimeve: Bachelor (viti III) dhe Master

KULTURË

1. Inventarizimi dhe dokumentimi i trashegimise kulturore shpirtërore;
Profili: histori (FF), (FA’)
Niveli i studimeve: Bachelor (viti III) dhe Master

2. Harta kulturore dhe artistike;
Profili: (FA’), gazetari (FF’)
Niveli i studimeve: Bachelor (viti III) dhe Master

3. Promovimi kulturor;
Profili: FA’, gazetari (FF’)
Niveli i studimeve: Bachelor (Viti III) dhe Master

4. Politika per rritjen e lexueshmërisë;
Profili: gazetari (FF’)
Niveli i studimeve: Bachelor (Viti III) dhe Master

5. Pasqyra e gjendjes së infrastrukturës për kulturë;
Profili: arkitekturë (FA);
Niveli i studimeve: Bachelor (Viti III) dhe Master

6. Hartimi i modeleve pedagogjike për edukim kulturor në kurikulat e shkollave fillore dhe të mesme;
Profili: FA’, FE’
Niveli i studimeve: Bachelor (Viti III) dhe Master

7. Hartimi i modeleve pedagogjike për edukim kulturor për profilet e munguara;
Profili: FA’, FE’
Niveli i studimeve: Bachelor (Viti III) dhe Master

8. Hulumtim rreth edukimit kulturor;
Profili: FA’, FE’, gazetari (FF)
Niveli i studimeve: Bachelor (Viti III) dhe Master

KONTAKTI praktikanti.mkrs@gmail.com

Memorandumi i bashkepunimit.

Prano njoftimet me email

Listime të ngjashme

29/11/2021
26/11/2021
26/11/2021
26/11/2021