Programi për Pagesa Direkte 2022

kosovo logo 150x150 1 e1604661172151
MBPZHR
Publikuar
26/04/2022
Skadon
25/05/2022
Lokacioni
Kosovë
Kategoria
Lloji
Grante  
Të drejtë aplikimi:
Fermerë

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

THIRRJE PËR APLIKIM

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural fton të gjithë fermerët e interesuar që të aplikojnë për mbështetje përmes Programit për Pagesa Direkte për vitin 2022.

Përkrahja jepet për këto kultura dhe aktivitete bujqësore:

  • Pagesa Direkte për sipërfaqet e mbjella me grurë dhe sasinë e prodhuar/dorëzuar të grurit;
  • Pagesa Direkte për sipërfaqet e mbjella me farë të grurit;
  • Pagesa Direkte për sipërfaqet e mbjella me elb;
  • Pagesa Direkte për sipërfaqet e mbjella me thekër;
  • Pagesa Direkte për sipërfaqet e mbjella me tërshërë;
  • Pagesa Direkte për sipërfaqet e mbjella me misër;
  • Pagesa Direkte për sipërfaqet e mbjella me lulediell;
  • Pagesa Direkte për vreshtat ekzistuese;
  • Pagesa Direkte për verën e prodhuar dhe të deklaruar zyrtarisht;
  • Pagesa Direkte për pemishtet ekzistuese;
  • Pagesa Direkte për sasinë e dorëzuar/ shitur të frutave te mjedrës;
  • Pagesa Direkte për primin e sigurimit bujqësor për kulturën bujqësore të mjedrës, mollës, kumbullës, rrushit, dredhëzës, specit, arrës, fasulës, misrit, qershisë, vishnjës dhe dardhës, si dhe primin e sigurimit bujqësor tradicional (breshër), për kulturën bujqësore të mollës - pemishtet intensive, kulturën e specit - kultivimi intensiv dhe rrushin e verës;
  • Pagesa Direkte për prodhimtarinë e materialit fidanor të pemëve drufrutore dhe hardhisë se rrushit;
  • Pagesa Direkte për sipërfaqet e mbjella me perime;
  • Pagesa Direkte për prodhimtarinë organike;
  • Pagesa Direkte për bimët mjekësore dhe aromatike;
  • Pagesa Direkte për lopë dhe buallica qumështore;
  • Pagesa Direkte për dele dhe dhi qumështore;
  • Pagesa Direkte për bletë;
  • Pagesa Direkte për pula vojse;
  • Pagesa Direkte për dosa për riprodhim;

Fermerët/aplikuesit që përfitojnë subvencionin për sipërfaqet e tokës bujqësore të mbjellë/kultivuar, njëkohësisht do të përfitojnë edhe nga subvencionimi  i pjesshëm i çmimit të naftës për litër, në vlerë prej 0.36 €/litër, për sasinë e naftës prej 150 l/ha, e cila është  e nevojshme për kultivimin e 1 ha të tokës bujqësore, dhe është vlerë shtesë mbi subvencionimin bazë për të gjitha sipërfaqet e tokës bujqësore që pranohen për subvencionim dhe që janë të parapara për t’u subvencionuar në këtë program.

Fermerët/aplikuesit, që përfitojnë subvencionin për sipërfaqet e tokës bujqësore të mbjellë/kultivuar me kulturat bujqësore: grurë, misër, patate dhe fasule monokulturë, njëkohësisht do të përfitojnë edhe nga subvencionimi i pjesshëm për sasisë e plehut artificial  të shpenzuar/përdorur gjatë kultivimit, në vlerë prej 150 €/ha për grurë, ndërsa  në vlerë prej 100 €/ha për misër, patate dhe fasule monokulturë dhe është vlerë shtesë mbi subvencionimin bazë për të gjitha sipërfaqet e tokës bujqësore të mbjellë/kultivuar, me kulturat bujqësore: grurë, misër, patate dhe fasule monokulturë, të cilat pranohen për subvencionim dhe që janë të parapara për t’u subvencionuar në këtë program.

Periudha e aplikimit:

Aplikimi zgjatë 30 ditë kalendarike dhe fillon që nga dita e shpalljes publike, nga data 26.04.2022 dhe përfundon më datë 25.05.2022, në ora 16:00.

Mënyra e aplikimit:

Aplikimi bëhet në zyrat e Drejtorive Komunale për Bujqësi.

Në rastet kur fermerët aplikojnë për disa kultura apo aktivitete bujqësore, plotësohet dhe dorëzohet vetëm një aplikacion.

Sqarim:

Gjatë kontrollit në terren, në rast të gjetjes së parregullsive, do të aplikohen masa ndëshkimore, duke u bazuar në Udhëzimin Administrativ për Pagesa Direkte në Bujqësi për vitin 2022.

Dokumentacioni për aplikim duhet të dorëzohet në dy kopje dhe brenda periudhës së aplikimit. Dorëzimi i dokumentacionit pas përfundimit të afatit të publikuar dhe i pakompletuar, nuk do të pranohet për shqyrtim.

Informatat:

Për kriteret dhe dokumentacionin e nevojshëm për aplikim, informatat e hollësishme mund të merren në web faqen e MBPZhR-së, https://www.mbpzhr-ks.net  dhe në web faqen e AZhB-s, www.azhb-ks.net, si dhe në Drejtoritë Komunale për Bujqësi.

Apliko
Drop files here browse files ...
Drop files here browse files ...

Shpalljet e ngjashme