Programi i vetepunesimit per punekerkues te riatdhesuar

kosovo logo 150x150 1 e1604661172151
Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës
Publikuar më
18/11/2020
Qyteti
Kosovë
Kategoria
Lloj listimi
Grante  

Përshkrimi

PROGRAMI I VETËPUNËSIMIT PËR PERSONA TË RIATDHESUAR

Thirrje për Aplikim

Faza e dytë

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS)- Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës (APRK) në bashkëpunim me Programin për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), mbështetur nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), Departamenti për Riintegrimin e Personave të Riatdhesuar (DRPR) shpallin thirrjen e hapur për personat e riatdhesuar për vitin 2020 për dorëzimin e aplikacioneve për hapjen e bizneseve me mbështetje me mjete/pajisje teknike në kuadër të Programit të Vetëpunësimit ne disa profile specifike (shiko listen e profileve) ku kemi me pak aplikime sipas ketyre sektoreve biznesor gjatë fazës së parë të aplikimit.

Rreth Programit të Vetëpunësimit

Qëllimi i Programit të Vetëpunësimit është të mbështesë personat e riatdhesuar të regjistruar të papunë në krijimin e planeve të realizueshme të biznesit që janë në gjendje t’i mbijetojnë tregut konkurrues duke promovuar vetëpunësimin si masë aktive të tregut të punës. Mbështetja me grante do të ofrojë mjete/pajisje teknike për realizimin e Planit të Biznesit.

Programi në vazhdimësi do të asistojë në zhvillimin e biznesit përmes këshillimit për t’i ndihmuar personat e riatdhesuar e të papunë me kualifikime të orientuar për të qenë të suksesshëm në fushën e zgjedhur. Programi i prezentuar i vetëpunësimit është program konkurrues për të garantuar kthimin më të lartë të mundshëm të investimit. Procesi i përzgjedhjes ka për qëllim të sigurojë transparencë dhe konkurrencë të drejtë dhe t’i mbështesë idetë dhe planet më të mira të biznesit që garantojnë rezultate të qëndrueshme.

Mbështetja nga programi

Qëllimi i Programit është që të sigurojë mbështetje hap-pas-hapi për planet e biznesit që kanë mundësinë më të madhe të arrijnë sukses dhe të përballen me barriera të ndryshme të tregut. Për këto qëllime Programi është ndarë në këto faza:

Faza e parë: Pjesëmarrësit e kualifikuar fillimisht aplikojnë me planin e tyre të biznesit përmes formularit të aplikimit (planin e biznesit) duke bashklidhur dokumentet përcjellëse,të cilin e dorëzojnë online permes postes elektronike (almp.ks@undp.org). Komisioni i verifikimit administrativ vendosë nëse plani i biznesit të secilit aplikant plotëson kriteret për të kaluar në fazën e dytë, në vlerësimin e ekspertëve.

Faza e dytë: Aplikantët që kalojnë me sukses fazën e verifikimit administrativ, vlerësohen në aspektin teknik nga ana e ekspertëve, ku plani i biznesit vlerësohet në bazë të kritereve të programit. Përgjatë fazës së vlerësimit merren parasysh pikëpamjet përmbajtësore të planit, lidhshmëria me referencat, përvojën e punës, certifikimin e aftësive, parashikimet financiare dhe hulumtimet e tregut. Kjo fazë përbën një proces konkurrues, ku planet e biznesit me më së shumti pikë, kalojnë në fazën e intervistimit.

Faza e tretë: Aplikantët që kalojnë me sukses fazën e vlerësimit teknik, kualifikohen për në fazën e tretë të vlerësimit – intervistimit. Aplikantët ftohen personalisht në intervistë online për t’u verifikuar plani përkatës i biznesit si dhe realizimin e tij. Nëse kërkohen informata plotësuese për planin e biznesit, kandidatët mund të dërgojnë informata shtesë nëpërmjet e-mailit tek programi. Pas konfirmimit të të gjitha informatave merret vendimi final nga komisioni.

Faza e katërt: Shpallja e rezultateve finale dhe procedurat e regjistrimit të biznesit.

Planet e biznesit të pa pranueshme për të marrë pjesë në Program janë:

  • të gjitha llojet e veprimtarive në kuadër të sektorit primar të bujqësisë ose blegtorisë;
  • të gjitha llojet e veprimtarive të cilat nuk janë të shtojcën Nr. 1 të kësaj thirrjeje;
  • veprimtaritë me patundshmëri, lizing;
  • veprimtaritë financiare dhe të sigurimeve dhe veprimtaritë që përfshijnë bixhozin;
  • prodhimi i pijeve me përmbajtje të lartë të alkoolit;
  • prodhimi i produkteve të duhanit;
  • prodhimi dhe shpërndarja e armëve;
  • prodhimi që përdor teknologji që çojnë në ndotje të mjedisit (si ndotje të ajrit, ujit, tokës etj.);
  • bizneset joformale;
  • bizneset ekzistuese – të regjistruara në ARBK;
  • aktivitete biznesore nga sektori i tregëtisë.

Aplikantët e pranueshëm

Të gjithë aplikantët e interesuar për tu kualifikuar për aplikim, duhet të jenë persona të riatdhesuar në Kosovë brenda pesë (5) viteve të fundit nga data e kësaj shpallje per aplikim si dhe sipas kritereve tjera të rregullores Nr. 22/2020 për Riintegrimin e Personave të Riatdhesuar. Ata janë të obliguar që personalisht të marrin pjesë në fazat e Programit dhe të jenë drejtpërsëdrejti të përfshirë në zhvillimin dhe realizimin e biznesit. Kandidatët e kualifikuar dhe pjesëmarrës në Program duhet të jenë persona të riatdhesuar (të verifikuar vetëm përmes SMR) të regjistruar si të papunë në Zyret e Punësimit (ZP). Kandidatet te cilet kane të kryer trajnimin “Vetëpunësim” ose “Ndërmarrësi” në Qendrën e Aftësimit Profesional si dhe kryerja e ndonjë trajnim tjetër të akredituar si dëshmi se e njohin profesionin përkatës në kohën e aplikimit do të jetë përparësi.

Personave të papunë të grupeve në vijim do t’u ipet prioritet:

  • të papunët afatgjatë (më shumë se 12 muaj);
  • të rinjtë (18-29 vjeç);
  • gratë;
  • të mbijetuarit e dhunës në baza gjinore;
  • përfitues të ndihmës sociale;
  • personat e vetëm, me një ose më shumë anëtarë që varen nga ai/ajo (prindër vetëushqyes);
  • personat nga viset rurale;
  • personat me aftësi të kufizuara;
  • grupet e pakicave etnike,
  • personat që e kanë përfunduar skemen e Trajnimit në Punë në kuadër të skemave të ofruara në Zyret e Punësimit.

Personat që nuk kualifikohen për aplikim janë ata persona të cilët:

  • janë riatdhesuar në Kosovë me shumë së pesë (5) vite nga data shpalljes për aplikim;
  • nuk janë të regjistruar në ZP;
  • nuk janë persona të riatdhesuar;
  • kanë përfituar më herët plan biznesi ose masa tjera aktive të punësimit (subvencionim në pagë);
  • janë në konflikt të interesit me palë të përfshira dhe vendimmarrëse në Program;
  • nese janë të riatdhesuar për herë të dytë ose më shumë;
  • personat që kanë biznes të regjistruar në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës;
  • të riatdhesuarit ose familjarët e të cilëve kanë përfituar plan biznesi siç është definuar në rregullore.

Mbështetja nga Programi

Programi i Vetëpunësimit do të sigurojë mjete dhe pajisje teknike bazike sipas profileve të pranuara në këtë shpallje për çdo plan të biznesit të zhvilluar me sukses që është miratuar në kuadër të procesit të përzgjedhjes ku do të ofrohet mbështetje sipas planit të biznesit.

Aplikantët që sigurojnë kontribut financiar (jo-obligativ) me minimum 500.00 Euro, do të marrin pikë shtesë nga vlerësimi i planeve të biznesit (3 pikë prej 100 në total - vetëm në rast se sillet dëshmi). Nëse shuma e kontributit është më e vogël se ajo e përmendur më lartë, nuk do të ipen pikë shtesë.

Përparësi do t’u jepet aplikantëve përdorin qasje inovative, që kursejnë energji elektrike, përdorin burime të ripërtëritshme të energjisë, si dhe biznese që krijojnë së paku 1 vend pune (vetëm për të papunët e regjistruar).

Kriteret e vlerësimit të Biznes Planeve

Çdo plan i biznesit vlerësohet në dy faza :

  1. Verifikimi Administrativ

Verifikimi administrativ konsiston në verifikimin e plotësisë dhe vërtetësisë së dokumenteve të kërkuara nga Programi. Disa nga elementet që verifikohen janë:

Modeli i planit të biznesit dhe bashkëlidhjet;

  • Posedimi i çertifikatës së trajnimit ( konsiderohet perparesi);
  • Statusi i riatdhesimit (kopje nga Sistemi i Menaxhimit të Rasteve)
  • Posedimi i referencave nga punëdhënësit paraprak (me informata të sakta mbi punëdhënësin dhe e vulosur)
  • Posedimi i çertifikatave për njohjën e profesionit, diplomave etj.
  1. Vlerësimi teknik

Vlerësimi bëhet nga dy ekspertë. Secili ekspert vlerëson planin e biznesit dhe nuk diskuton vlerësimet e tij/saj me të tjerët. Nëse ndryshimi ndërmjet rezultateve të dy ekspertëve është më i madh se 15 pikë, plani i biznesit i jepet një tjetër eksperti për një vlerësim të tretë. Rezultati përfundimtar për këtë plan të biznesit është rezultati mesatar i dy vlerësimeve. Ekspertët e vlerësimit bëjnë vlerësimin e dokumenteve të dorëzuara në bazë të 2 (dy) kritereve të përshkruara sipas formularit të vlerësimit të planit të biznesit.

Rezultati maksimal është 100 pikë dhe matet sipas kritereve të mëposhtme:

  • Realizueshmëria financiare e biznesit;
  • Resurset në dispozicion për biznesin – objekti, paisjet, furnizimet dhe stafi;
  • Njohja e llojit përkatës të biznesit, organizimi biznesit dhe menaxhimi i rrezikut;
  • Vlerësimi i tregut, njohja e konkurrencës dhe marketingu.

Si të aplikoni

Të gjithë personat e interesuar që plotësojnë kushtet për aplikim, të kompletojnë

Formularin e aplikimit për plan të biznesit dhe ta dorëzojnë atë përmes postës elektronike: almp.ks@undp.org deri me datën e paraparë në thirrjen për aplikim të shpallur në web site të MPMS dhe APRK-së. linkun në vijim, janë udhëzimet se si ta plotësoni planin e biznesit, hap pas hapi.

Aplikantët janë të obliguar të sigurojnë si bashkëlidhje në menyre elektronike Formularin e Aplikimit CV-në e tyre nga SIMP (nga Zyra e Punësimit), çertifikaten e trajnimit në Qendrën e Aftësimit profesional (nese e posedojne), çertifikaten e trajnimit nga ndonjë organizatë tjeter e akredituar, dëshmi mbi kualifikimin dhe përvojën e tyre që përputhet me idenë e paraqitur të biznesit si dhe dokumentet tjera përcjellese të cilat përshkruhen në Planin e Biznesit (Pjesa e Udhëzimeve).

Çdo aplikacion i dërguar i pa plotësuar me dokumentacion përkatës dhe pas afatit të fundit të shpallur ne posten elektronike almp.ks@undp.orgkonsiderohet i pavlefshëm.

Data e fundit e dorëzimit të aplikimeve është e Enjte 03 dhjetor 2020, në orën 16:00.

Secili aplikant mund të aplikojë me vetëm një plan të biznesit (një anëtar për familje). Aplikantet të cilët posedojnë biznese të regjistruara në ARBK dhe këto biznese nuk i kanë aktive, duhet të sjellin dëshmi që e kan filluar procedurën e mbylljes së biznesit jo aktiv që figuron si i regjistruar në sistemin e ARBK-së.

Informata të detajizuara mund të gjeni në thirrjen për aplikim dhe udhëzime tek formulari i aplikimit.

Informata shtesë dhe Formulari i Aplikimit mund të gjenden në: https://aprk.rks-gov.net dhe https://mpms.rks-gov.net dhe në secilën Zyre të Punësimit në Kosovë.

Në rast se keni pyetje shtesë për programin e vetëpunësimit, ju lutem kontaktoni Zyrën e projektit përmes postës elektronike: almp.ks@undp.org

PROFESIONET E PRANUARA PËR TË CILAT OFROHEN MJETE DHE PAJISJE SIPAS SEKTORËVE PER FAZEN E DYTË TË APLIKIMIT :

Përpunimi i ushqimit dhe industria e paketimit:

  • Përgaditja e ëmbëlsirave,
  • Përgaditja e ushqimeve të shpejta,
  • Përpunimi i mishit (përgaditja e produkteve të bluara).

TIK krahas me kontraktimin e jashtëm të proceseve të biznesit dhe sektori i qendrave të mbështetjes për konsumatorë:

  • Zhvillimi i Programeve
  • Servisimi i paisjve në kuadër të TIK
  • Printimi i dizajneve për suvenire

Industria e tekstilit:

  • Rrobaqepës
  • Qëndisje

Tjera:

  • Floktare
  • Berber

Vërejtje: Aplikanti duhet të zgjedhë vetëm njërin nga profilet e lejuara Profile tjera që nuk janë listuar në këtë listë nuk mbështetën nga Programi. Ofertat/faturat nuk pranohen si dokumentacion përbërës në kuadër të aplikimit. Pako e paisjeve është e përcaktuar sipas profilit.

COVID-19

KUJDES I VEÇANTË gjatë procesit të aplikimit:

  • Bartja e maskave, mbajtja e distances dhe larja e duarve sipas udhëzimeve nga IKSHP-së dhe OBSH-së.
  • Në çdo zyre do të mbahet distanca në të gjitha hapesirat prej 2 metrave.
  • Asnjë aplikues nuk lejohet të hyjnë brenda institucioneve pa maskë.

Shpallja e plote.