Programi i punës praktike në nivel komunal (30)

osce logo
OSCE
Publikuar
25/03/2022
Skadon
17/04/2022
Lokacioni
Kosovë
Kategoria
Lloji

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

Departamenti i Demokratizimit Prishtinë,
Seksioni për Pjesëmarrje Publike

23 Mars 2022

Thirrje e hapur
për
tridhjetë (30) kandidatë për program pesëmujor të punës praktike 

Programi i punës praktike në nivel komunal 

Informata të përgjithshme 

Pjesëmarrja publike e të rinjve në vendimmarrje garantohet dhe promovohet  përmes një kornize gjithëpërfshirëse normative dhe politike që rregullon fuqizimin dhe  pjesëmarrjen e rinisë së Kosovës. Kjo kornizë përfshin Ligjin për fuqizim dhe  pjesëmarrje të rinisë, katër udhëzime administrative1, si dhe Strategjinë për rininë që  i përcakton prioritetet dhe synimet për periudhën 2019-2023. 

Të rinjtë kanë të drejta dhe mundësi për të kontribuar në vendimmarrje dhe  politikëbërje, qoftë drejtpërdrejt ose përmes organeve ekzistuese përfaqësuese si  Këshilli Rinor i Kosovës, këshillat e veprimit rinor lokal (KVRL), Këshilli Studentor i  Kosovës dhe organizata të tjera të shoqërisë civile.

Megjithatë, të rinjtë shpeshherë nuk kanë mundësi që t’i ushtrojnë të drejtat dhe  të kontribuojnë në shkallë të plotë në proceset vendimmarrëse për dy arsye: nga njëra  anë, të rinjve mund t'u mungojnë ndërgjegjësimi, aftësitë, njohuritë, shkathtësitë  teknike dhe përvoja e nevojshme, ndërsa nga ana tjetër mundësitë e ofruara nga  institucionet publike për përfshirjen e rinisë në vendimmarrje dhe politikëbërje janë të  kufizuara. Si rrjedhojë, të rinjtë dekurajohen dhe/ose përjashtohen nga ushtrimi i së  drejtës së tyre për pjesëmarrje dhe izolohen gradualisht nga sfera e vendimmarrjes.

OSBE promovon pjesëmarrjen e të rinjve në proceset e vendimmarrjes dhe  politikëbërjes përmes një qasjeje të pjesëmarrjes ndërvepruese të bazuar në parimin  “të mësosh duke bërë” dhe të pajisjes me shkathtësi e njohuri të përshtatshme e të  transferueshme.  

Këtë vit, në bashkëpunim të ngushtë me institucionet e pushtetit lokal, OSBE  do të mbështesë organizimin e një programi pesëmujor të punës praktike për 30 të  rinj të moshës 20 deri në 24 vjeç. Programi synon që t’i afrojë të rinjtë dhe të rejat  me institucionet e pushtetit lokal dhe t’i angazhojë drejtpërsëdrejti në proceset e  vendimmarrjes dhe politikëbërjes në nivel lokal.  

Bazuar në profilet dhe interesat e parashtruesve të aplikimeve dhe duke marrë  parasysh nevojat e institucioneve partnere, praktikantët e përzgjedhur do të vendosen  nëpër zyra/divizione/drejtori të ndryshme të komunave të Kosovës. Institucionet  partnere ftohen të emërojnë si mbikëqyrës zyrtarë publikë me përvojë të cilët/cilat do  t’i orientojnë dhe monitorojnë praktikantët gjatë tërë periudhës së praktikës. Gjatë  praktikës, pjesëmarrësit do të bashkëveprojnë për së afërmi në një detyrë të  përbashkët kërkimore për shqyrtimin e sfidave aktuale dhe formulimin e propozimeve  praktike për rritjen e angazhimit të të rinjve në vendimmarrje dhe politikëbërje.  

Programit të praktikës do t'i paraprijë një trajnim fillestar i organizuar  bashkërisht nga OSBE dhe institucionet e pushtetit lokal, në kuadër të të cilit do të  paraqiten: (i) fushëveprimi dhe synimet e programit, dhe (ii) mekanizmat lokalë të  pjesëmarrjes dhe vendimmarrjes publike.  

Veç kësaj, në shtator 2022 do të organizohet një trajnim i ndërmjetëm për të  diskutuar rreth çështjeve të lidhura me pjesëmarrjen publike të të rinjve. Programi i punës praktike do të përmbyllet në nëntor 2022 me një konferencë  përmbyllëse të organizuar bashkërisht nga OSBE-ja dhe institucionet e pushtetit  lokal, ku praktikantët do të prezantojnë përvojën e tyre si edhe gjetjet kryesore të  detyrës së përbashkët kërkimore. 

Synimi 

OSBE synon t’u mundësojë tridhjetë (30) të rinjve dhe të rejave që të fitojnë përvojë  profesionale përkatëse në vendimmarrje dhe politikëbërje përmes një programi  pesëmujor të punës praktike në institucione të pushtetit lokal.  

Detyrat 

Varësisht nga natyra e punës dhe drejtoritë/divizionet/sektorët e pushtetit lokal ku do  të caktohen, praktikantët do të kenë mes tjerash për detyrë: 

  • T’i asistojnë drejtoritë/divizionet/sektorët në: 
    • realizimin e rolit të tyre këshillues, përfshirë opinionet dhe komentet mbi  propozimet e politikave;
    • përpilimin e raporteve të brendshme dhe të jashtme;  
    • kryerjen e proceseve të brendshme të planifikimit, monitorimit dhe vlerësimit;
    • zbatimin e projektit(eve) dhe nismave;
    • kryerjen e hulumtimeve dhe analizave.  
  • Të përpilojnë një plan për komunikim të rregullt me mbikëqyrësin/koordinatorin e  programit;  
  • Të kryejnë detyra tjera të caktuara nga mbikëqyrësi/koordinatori i programit;
  • Të kontribuojnë në një detyrë të përbashkët kërkimore;
  • Të marrin pjesë në: (i) trajnimin fillestar, (ii) trajnimin e ndërmjetëm dhe (iii)  konferencën përmbyllëse. 

Rezultatet e pritshme: 

  • Plani i punës me një përshkrim të detajuar të detyrave, përgjegjësive dhe  rezultateve të pritshme (i përgatitur në koordinim me mbikëqyrësin  /koordinatorin e programit);
  • Raporti përfundimtar që paraqet përvojën profesionale të fituar, përfshirë  angazhimin në proceset e politikave dhe vendimmarrjes;
  • Anketa përfundimtare mbi programin e punës praktike;
  • Kontributi në detyrën e përbashkët kërkimore.

Treguesit e performancës

  • Praktikanti/ja respekton orarin e punës me kohë të pjesshme, sipas planit të dakorduar të punës;
  • Praktikanti/ja merr pjesë në (i) trajnimin fillestar, (ii) trajnimin e ndërmjetëm dhe  (iii) konferencën përmbyllëse;
  • Praktikanti/ja i përmbushë rezultatet e pritshme (p.sh. plani i punës, raporti  përfundimtar, anketa përfundimtare dhe kontributi në detyrën e përbashkët  kërkimore);
  • Praktikanti/ja dëshmon njohuri të shtuar për proceset e pjesëmarrjes dhe  vendimmarrjes në nivel lokal.

Vendndodhja 

Kandidatët e përzgjedhur do të caktohen nëpër institucione të përzgjedhura të  pushtetit lokal. 

Kohëzgjatja 

Programi i punës praktike do të zgjasë pesë muaj (qershor-tetor 2022). Kandidatët e përzgjedhur duhet të paraqiten në vendet ku do të kryejnë praktikën të  paktën 14 ditë pune në muaj për jo më pak se katër orë në ditë3

Kualifikimet e nevojshme 

  • Të jetë i/e moshës 20 deri në 24 vjeç me rastin e parashtrimit të aplikimit;
  • Të jetë i/e regjistruar në studime universitare në një fushë përkatëse (p.sh.  drejtësi, inxhinieri, urbanizëm, shkenca politike, administratë publike, edukim,  ekonomi, turizëm, arkitekturë, mirëqenie sociale, gjeodezi, bujqësi, teknologji,  TIK etj.);
  • Të zotërojë mirë gjuhën angleze në të folur dhe në të shkruar; të zotërojë në  nivel të shkëlqyeshëm gjuhën shqipe a serbe, ose të dyja gjuhët, në të folur  dhe në të shkruar;
  • Të ketë shkathtësi të përdorimit të aplikacioneve të Windows, përfshirë  përpunimin e tekstit dhe e-mailin;
  • Të dëshmojë vetëdije dhe ndjeshmëri ndaj çështjeve gjinore, si dhe gatishmëri  për të punuar si anëtar/e ekipi.

Kualifikimet e dëshirueshme 

  • Njohuri bazë për mekanizmat e pjesëmarrjes dhe vendimmarrjes publike në  nivel lokal;
  • Anëtarësi aktuale ose e kaluar në strukturat rinore (p.sh. këshillat e veprimit  rinor lokal, qendrat rinore etj.) dhe/ose organizatat e shoqërisë civile të  angazhuara në mënyrë aktive në sektorin e rinisë;
  • Të ketë kontribuar si vullnetar/e dhe/ose punonjës/e me të rinjtë në  nisma/projekte përkatëse.

Sqarim: OSBE-ja është e përkushtuar ndaj diversitetit dhe gjithëpërfshirjes dhe  inkurajon gratë kandidate që të aplikojnë në programin e punës praktike. Gjatë programit të punës praktike 2022, përparësi do t'u jepet po ashtu dhe kandidatëve/eve  me aftësi të kufizuara të caktuara, kandidatëve/eve nga radhët e komuniteteve  joshumicë dhe nga zonat rurale. 

Kompensimi i propozuar  

  • Çdo kandidati/eje të përzgjedhur do t’i jepet si kompensim një shumë e  përgjithshme prej 70 € për person/në muaj për mbulimin e shpenzimeve të  transportit dhe të jetesës. Kompensimi do të bëhet çdo muaj pas dorëzimit të  listave të nënshkruara të paraqitjes në vendin e punës praktike.
  • OSBE do të mbulojë shpenzimet e policës së sigurimit individual, që mbulon  incidentet e mundshme në vendin e punës gjatë orarit të punës. Kostoja e  policës së sigurimit do të rimbursohet me pagesën e parë mujore, pas dorëzimit  të kontratës së nënshkruar të sigurimit dhe dëftesës së pagesës.

Sqarim: OSBE-ja nuk do të mbulojë asnjë shpenzim tjetër të bërë nga praktikantët.   

Dokumentet për aplikim: 

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë: 

  • CV (maksimum 1 faqe, në gjuhën angleze, me informata përkatëse për sa u  përket kualifikimeve të nevojshme dhe të dëshirueshme); 
  • Letër motivimi (maksimum 1 faqe, në gjuhën angleze, ku përshkruhet  interesimi për të marrë pjesë në programin e punës praktike, pritshmëritë si dhe  kontributet individuale në program).  

Të dy dokumentet duhet të dërgohen në: OMIKApprenticeship2022@osce.org, jo më  vonë se 17 Prill 2022.  

Në tekstin e emailit, aplikantët duhet të tregojnë vendin e preferuar të detyrës. OSBE  do të bëjë përpjekje për t’i përshtatur preferencat e aplikantëve me nevojat e  formuluara nga institucionet lokale.  

Kandidatët të cilët/cilat i plotësojnë kriteret minimale do të ftohen për t’iu nënshtruar  një testi online. Sipas nevojës, OSBE-ja mund t’i ftojë kandidatët për një intervistë  plotësuese.

Procesi i përzgjedhjes do të kryhet nga OSBE-ja në bashkëpunim të ngushtë me  institucionet partnere lokale. 

Shpalljet e ngjashme