Programi i praktikës në Departamentin e Teknikës

ipko e1640271171172
IPKO
Publikuar
01/04/2022
Skadon
15/04/2022
Lokacioni
Prishtinë
Kategoria
Lloji

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

E ardhmja juaj profesionale fillon këtu! Bëhu pjesë e IPKO-s përmes programit të praktikës:

Praktikanti/ja në kuadër të këtij programi në Departamentin e Teknikës do t’i ketë këto përgjegjësi:

  • Kryen në mënyrë efektive punët të cilat përcaktohen nga Udhëheqësi i Ekipit përmes punës së mentoruar nga ekipi përkatës.
  • Në mënyrë konsistente zhvillon aftësitë praktike në vendin e punës.
  • Participon në projekte të caktuara duke kontribuar në implementimin e funksionaliteteve të reja, mësimin e praktikave dhe kornizave të punës në kuadër të Departamentit.
  • Kryen detyrat e tjera të përcaktuara nga Udhëheqësi i Ekipit në kuadër të fushës së përgjegjësisë.

Për t’u konsideruar për këtë program praktike në Departamentin e Teknikës, kandidati/ja duhet të ketë cilësitë dhe edukimin si në vijim:

  • Student ose i/e diplomuar në Drejtimin Inxhinieri/Shkenca Kompjuterike /Elektronikë/ Telekomunikacion/  Elektroenergjetikë ose të ngjashme.
  • Përvojë në projektet universitare të ndërlidhura me njohuritë e standardeve të industrisë së telekomit.
  • Të aftë për të punuar në një mjedis ekipor me ndryshim të shpeshtë dhe dinamik të detyrave dhe prioriteteve.
  • Fleksibil dhe i adaptueshëm për të ndihmuar dhe zgjidhur problemet e klientëve të brendshëm dhe të jashtëm.
  • Pro-aktiv dhe i vetë-motivuar
  • Aftësi të shkëlqyeshme komunikimi verbal dhe të shkruar në shqip dhe anglisht.

Programi i praktikës ofron mundësi unike për të përfituar njohuri në fushën e teknologjisë dhe telekomunikimit. Kandidatët e suksesshëm do t’i bashkëngjiten një mjedisi pune shumë stimulues si dhe një ekipi shumë të talentuar, miqësor dhe profesional.

Benefitet e prakiktantëve në IPKO

  • Strategji për Zhvillim dhe Trajnim të vazhdueshëm;
  • Strategji të Identifikimit dhe Zhvillimit të Talentëve brenda kompanisë;
  • Krijim të lidhjeve më të forta në ekipet tona përmes projekteve dhe organizimeve të ndryshme;
  • Vlerësime dhe mirënjohje për të përkushtuarit;
  • Praktikë me pagesë;
  • Pako benefitesh;
  • Orar fleksibël të punës;
  • Transport falas për në zyrën qendrore;

Pozitat për praktikant/e janë të hapura në sektorët/programet në vijim:

  • Inxhinieri
  • Sisteme të Mbështetjes së Biznesit
  • Mbështetje të Infrastrukturës së IT
  • Operacione dhe Mirëmbajtje të Rrjetit

Ju duhet të shënoni në CV-në tuaj se në cilën nga fushat e mësipërme dëshironi të bëheni pjesë.

Vendi i punës: Prishtinë

Afati i fundit për aplikim është data: 15.04.2022

Shpalljet e ngjashme

Praktikant/e në Financa   Prishtinë
20/05/2022
20/05/2022
18/05/2022
18/05/2022