Profesor/e i/e Lëndëve Ekonomike

novoberde
Komuna e Novobërdës
Publikuar më
27/11/2020
Qyteti
Novobërdë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në bazë të Ligjit për Zyrtarët Publikë Nr.06JL-114, Kapitulli V neni 67 dhe 68 (Ligjit të Punës Nr.031L-212 nenit 8 , Ligjit për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës Nr.031L-068 nenit 5 pika c, Ligjit për Arsim Parauniversitar Nr.04)L-032 nenit 35 Udhëzimin Administrativ (MPMS) Nr.0772017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, Udhëzimit Administrativ të MASHT-it Nr.0572015, Për Normativin mbi Kuadrin e Arsimit Profesional Drejtoria për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Novobërdës shpallë:

KONKURS

  • Institucioni: Komuna e Novobërdës
  • DepartamentiDrejtoria: Drejtoria për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport
  • Titulli i vendit të punës: Profesor i Lëndëve Ekonomike 10 orë, orë shtesë Matematikë 8 dhe 2 zgjedhore
  • Lloji i pozitës: Nëpunës i Shërbimit Publik
  • Numri I Pozitave: një (1)
  • Titulli I mbikëqyrësit: Drejtori i Shkollës
  • GradalKoeficienti: Koeficienti A-44211
  • Orët e punës: 20
  • Kohëzgjatja e emërimit: Me kohë të pacaktuar

Detyrat dhe përgjegjësitë për Profesor :

  • Të realizoj planprogramin mësimor për vendin e punës , në harmoni me legjislacionin në
    fuqi, që të rregullojë fushat përkatëse për vendin e tijfsaj të punës
  • Të zbatoj detyrat e punës duke sigurar cilësinë dhe kompetencën profesionale në procesin e mesimdhënies
  • Të përgadit me rregull planin mësimor, në përputhje me Kurrikulën Bërthamë,
  • Të zbatojë metodologjitë e reja të mësimdhënies dhe vlersimit në përputhje me Udhëzimet Kurikulare
  • Të mbajë ditarin personal të vlersimit të nxënësve.
  • Të marrë pjese aktive në organizimet jashtë mësimore me nxënës
  • Të respektoj autoritetin e drejtpërdrejt të zyrtarit , të cilit i raporton dhe ti kryej detyrat që mund ti caktoj ailajo Detyrat e punës duhet të jenë në harmoni me legjislacionin në fuqi.

Dokumentet e nevojshme:

  • Formulari i aplikimit i plotësuar (merret në Komunë — Qendra për Shërbime me Qytetarë)
    Rezymeja personale (CV). Dokumenti personal (letërnjoftim ose pasaportë kopje ).
  • Diploma e kualifikimit (ose certifikatat) duhet të jene kopje të vërtetuara tek noteri.
  • Certifikata që nuk jeni nën hetime.
  • Dëshmi të përvojës në institucione arsimore (nëse ka).
  • Çertifikatat e trajnimeve te akredituara nga MASHT-i, tjerat jo profesionale nuk shqyrtohen.

Afati dhe mënyra e aplikimit:

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga data 27.11.2020 deri 11.12.2020 (16:00). Të gjithë
kandidatët e interesuar aplikacionin e punësimit e marrin pranë Qendrës për Shërbime me
Qytetarë në Novobërdë dhe të plotësuar e dorëzojnë në katin e 3-të në zyret e DAK-ut. E
drejta për aplikim fillon nga data: 27.11.2020 deri më 11.12.2020 Dokumentacioni i
kandidatëve të cilët nuk i plotësojnë kushtet e konkursit nuk do të shqyrtohen ndërsa në
intervistë do të ftohen vetëm kandidatet nga lista e ngushtë.

Të gjithë kandidatët të cilët kanë mbaruar studimet, jashtë Shtetit të Republikës së Kosovës
si dhe në për kolegjet private brenda Republikës së Kosovës, e që konkurrojnë për këtë pozitë, duhen që diplomat e tyre (gradat universitare të fituara) të jenë të njohura nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në pajtim me udhëzimin administrativ, nr.1212018 të datës 10.09.2018, në të kundërtën komisioni gjatë selektimit të aplikacioneve, do të refuzoj çdo aplikacion të kandidatëve të cilët nuk e kanë plotësuar këtë kusht të konkursit.

Konkursi dhe rezultatet shpallen në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/ dhe në tabelën e
shpalljes.

Listime të ngjashme