Producent/e për multimedia

trusti
Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës
Publikuar më
17/07/2020
Qyteti
Prishtinë
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës (FKPK) shpall:

KONKURS PËR PUNË DHE DETYRA SPECIFIKE
për angazhimin e një: producenti për multimedia.

Angazhimi do të jetë kryesisht në distancë, dhe sipas nevojave të FKPK-së, jo me orar të rregullt.

Edukimi:

Arsim të lartë universitar në fushën e regjisë ose arteve, është i preferuar.

Përvoja:

  • Së paku tre vjet përvojë në prodhimin e reklamave dhe produkteve të tjera të ngjashme multimediale
  • Producent në së paku 5 prodhime të video-reklamave.

Njohuritë dhe kërkesat:

  • Xhirim
  • Montazh
  • Animacione grafike (2D dhe 3D)
  • Aftësi të menaxhimit të projekteve
  • Udhëheqje e procesit të produksionit (nga fillimi deri në finalizim)
  • Kapacitete të larta organizative me palët e nevojshme për produktet multimediale

Konkurrimi:

Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë biografinë e tyre (CV-n) dhe portofolin e punëve të tyre në: recruitment@trusti.org me titull: FKPK – Producent i multimedias

Bazuar në përgatitjen dhe përvojën profesionale, Komisioni i Vlerësimit do të thërrasë në intervistë vetëm kandidatët që i plotësojnë kushtet e konkursit.

Afati:

Afati i fundit për konkurrim është më: 30 korrik 2020.

FKPK-ja është punëdhënës që ofron mundësi të barabarta për të gjithë!

Shpallja e plote e punes.