Praktikantë Vullnetarë (6)

kpk e1623864352872
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK)
Publikuar
15/02/2022
Skadon
22/02/2022
Lokacioni
Prishtinë
Lloji

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

Në bazë të nenit 31 paragrafi 1 nën paragrafi 1.5 të Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës Nr.  06/L-056, nenit 16 të Ligjit të Punës Nr. 03/L-212, nenit 33 të Rregullores për Organizimin e  Brendshëm dhe Funksionimin e Prokurorit të Shtetit Nr. 11/2015, lidhur me pranimin e  praktikantëve vullnetarë, për periudhën një (1) vjeçare në Prokurorin e Shtetit, Sekretariati i  Këshillit Prokurorial të Kosovës, shpallë këtë: 

VAZHDIM I KONKURSIT
Nr. 01/2022 

Për praktikantë vullnetarë si në vijim: 

Nr. | I N S T I T U C I O N I | Numri i Praktikanteve

  1. Sekretariati i Këshillit Prokurorial të Kosovës | 2
  2. Prokuroria e Apelit | 4

GJITHSEJ: | 6

Detyrat kryesore të praktikantit/es: 

  • Kryen detyra të caktuara nga kryeprokurori, prokurori dhe administratori. Ndihmon kryeprokurorin, prokurorin dhe administratorin e prokurorisë si dhe kryen pune të tjera në koordinim me zyrtarët e prokurorisë. 

Kualifikimet:  

  • Diplomë Universitare të Fakultetit Juridik. 

Aftësitë dhe Shkathtësitë e kërkuara: 

  • Njohuri të procedurave administrative, penale, etj; 
  • Aftësi për kryerjen e hulumtimeve ligjore; 
  • Aftësi për përgatitjen e akteve juridike; 
  • Aftësi të punës me kompjuter; 
  • Shkathtësi komunikimi. 

Dokumentet për aplikim

  • Diploma e Fakultetit Juridik (studimet themelore); 
  • Certifikata që nuk jeni nën hetime, jo më e vjetër se 6 muaj; 
  • Letër motivuese; 
  • Letërnjoftimi i Republikës së Kosovës (kopje). 

VËREJTJE:

Konkursi është i hapur pesë (8) ditë nga dita e publikimit më datën: 15.02.2022 dhe mbyllet me  datë 22.02.2022. 

Kërkesa (aplikacioni) për praktikë vullnetare gjendet ne Web: www.prokuroria-rks.org 

Forma e aplikimit: 

Aplikimi bëhet në mënyre elektronike, pas plotësimit, aplikacionit i bashkëngjitni dokumentet e  skanuara të cilat kërkohen sipas konkursit ne formatin PDF, dokumentacioni dërgohet në posten  elektronikë: burimet.njerezore@rks-psh.org, ku me pas ju do te pranoni konfirmimin për  dërgesën e aplikacionit tuaj ne mënyre elektronike.  

Aplikacionet pas skadimit të afatit të konkursit të lartcekur nuk pranohen.