Praktikantë Vullnetarë (5)

64x64 gjyqesori stema logo judiciary kosovo e1604661300837
Gjykata Themelore Mitrovicë
Publikuar më
17/05/2021
Qyteti
Leposaviq
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në bazë të Nenit 4 të Rregullores për Procedurën e Rekrutimit të Praktikanteve në Gjykata, për Praktikantë vullnetarë (pa pagesë) për kohë të caktuar, në kohëzgjatje prej një viti

GJYKATA THEMELORE MITROVICË
shpall:
K O N K U R S
Nr. 1/2021

Për praktikantë vullnetarë:

  1. Gjykata Themelore në Mitrovicë ... 20 praktikantë
  2. Dega Leposavic ... 5 praktikantë
  3. Dega Zubin Potok ... 5 praktikantë
  4. Dega Vushtrri ...  20 praktikantë
  5. Dega Skenderaj ...10 praktikantë

Përshkrimi i detyrave të punës 

  • Titulli i pozitës: Praktikantë
  • Nëpunësi mbikëqyrës: Administratori i Gjykatës.dhe Nd.Administratorit

Detyra e praktikantit: Ndihmon zyrën e administratës në organizimin dhe ruajtjen e lëndëve, si dhe menaxhimin e tyre në përgjithësi.

Detyrat kryesore:

  • Vepron në mbikëqyrjen e drejtpërsëdrejti, të Kryetarit të Gjykatës dhe nën mbikëqyrjen e përgjithshme të Administratorit të Gjykatës;
  • Ndihmon punët në zyrën e administratës lidhur me organizimin dhe ruajtjen e lëndëve, si dhe në menaxhimin e tyre në përgjithësi;
  • Ndihmon gjyqtarët në punë që kanë të bëjnë me futjen e lëndëve në dosje;
  • Ndihmon në punën e zyrave të ndryshme në Gjykatë, duke përfshirë regjistrimin, hetimet, gjykimet etj; Kryen edhe punë tjera sipas nevojës:

Kualifikimet:

  • Diploma e Fakultetit Juridik ose Master, Njohuri të procedurave gjyqësore;
  • Aftësi për kryerjen e hulumtimeve gjyqësore (juridike);
  • Njohuri të mjaftueshme ligjore;
  • Aftësi të shkëlqyeshme në përpilimin me shkrim të drafteve juridike, duke përfshirë aftësinë në përpilimin e dokumenteve ligjore, si dhe shkathtësi komunikimi në të folur.

VËREJTJE: 

  • Procedura e konkursit është hapur për kandidatët të jashtëm dhe nënpunësit civil
  • Procedura e rekrutimit zhvillohet sipas procedurave të prapara me Ligjin mbi sherbimin civil 03/L-149 dhe Rregullore, Nr.02/2010 për procedurat e rekrutimit të shërbimit civil dhe Udhëzimin Administrative nr.2007/01
  • Konkursi është publikuar më 17.05.2021 dhe mbyllet 31.05.2021.

Aplikacionet mund t’i merrni dhe t’i dorëzoni në Gjykatën Themelore në Mitrovice, në Zyrën e Pranimit, si dhe në degën Leposaviç, Zubin Potok, Vushtrri dhe Skenderaj.

Shkarko Aplikacionin 

Shërbimi Civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë përsonat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

  • Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe propocional në organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale, siç specifikohet në Nenin 11, paragrafin 3 të Ligjit Nr.03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.

Aplikacioni pas skadimit të afatit të konkursit nuk pranohen. Për shkak të numrit të madh të kërkesave të pranuara vetëm kandidatët e përzgjedhurë në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Të drejtë konkurrimi kanë të gjithë banorët e Kosovës prej moshës 18-64 vjeçare. Aplikacionet duhet të plotësohen qartë dhe lexueshëm. Në aplikacion duhet të shënohen të gjitha të dhënat e kërkuara. Duhet të përcaktohet saktësisht vendi dhe pozita për të cilën konkurron. Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten dokumentet e nevojshme për konkurrim, siç janë: kopja e diplomës për shkollën e kryer, specializimet e ndryshme profesionale, çertifikatë të tjera, dy rekomandime etj.

Nëse aplikacionit nuk ia bashkëngjitni dokumentet e duhura dhe nuk e plotësoni atë me shënime të sakta, ju vetë do ta humbni rastin për t’u futur në listën e ngushtë.

  • Fotokopjet e dokumenteve të bashkangjitura në aplikacion kandidatët nuk kanë të drejtë t’i tërheqin
  • Në rast të ndonji pyetje apo paqartësi mund të kontaktoni zyrtare i/e përsonelit

Shpallja e plotë.

Listime të ngjashme