Praktikantë vullnetarë (30)

64x64 gjyqesori stema logo judiciary kosovo e1604661300837
Gjykata e Apelit e Republikës së Kosovës
Publikuar më
26/01/2021
Qyteti
Prishtinë
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në bazë të nenit 3 të Rregullores Nr.08/2017 për Praktikantë në Gjykata dhe Sekretariatin e KGJK-së.

Gjykata e Apelit e Republikës së Kosovës
shpall:
Thirrje për rekrutim
Nr. 01/2021 

Titulli i vendit të punës: Praktikant/ë vullnetar/e 30 (tridhjetë) pozita
Nëpunësi mbikëqyrës: Administratori i Gjykatës
Kohëzgjatja e emërimit: Me afat të caktuar, në kohëzgjatje prej një viti(pa pagesë)
Vendi: Gjykata e Apelit - Prishtinë

Përshkrimi i detyrave të punës:

Detyra e praktikantit: Ndihmon zyrën e administratës në organizimin dhe ruajtjen e lëndëve, si dhe menaxhimin e tyre në përgjithësi.

Detyrat kryesore:

  • Vepron në mbikëqyrjen e drejtpërsëdrejti të kryetarit të Gjykatës dhe nën mbikëqyrjen e përgjithshme të administratorit të Gjykatës;
  • Ndihmon punën në zyrën e administratës lidhur me organizimin dhe ruajtjen e lëndëve, si dhe në menaxhimin e tyre në përgjithësi.
  • Ndihmon gjyqtarët në punë që kanë të bëjnë me futjen e lëndëve në dosje;
  • Ndihmon në punën e zyrave të ndryshme në Gjykatë, duke përfshirë regjistrimin, hetimet, gjykimet etj; Kryen edhe punë tjera sipas nevojës:

Kualifikimet:

  • Diploma e Fakultetit Juridik programi i studimeve (4) vjeçar apo 240 kredi ECTS ose Mastër,
  • Njohuri të procedurave gjyqësore;
  • Aftësi për kryerjen e hulumtimeve gjyqësore (juridike);
  • Njohuri të mjaftueshme ligjore;
  • Aftësi të shkëlqyeshme në përpilimin me shkrim të drafteve juridike, duke përfshirë aftësinë në përpilimin e dokumenteve ligjore, si dhe shkathtësi komunikimi në të folur.

VEREJTJE:

  • Procedura është e hapur për kandidatët të jashtëm dhe nëpunësit civil
  • Procedura e rekrutimit zhvillohet sipas procedurave të parapara në Rregulloren e Këshillit Gjyqësor të Republikës së Kosovës 08/2017.
  • Thirrja është publikuar më dt. 26.01.2021 dhe mbyllet me dt. 09.02.2021

Aplikacionet mund t’i merrni dhe t’i dorëzoni në Gjykatën e Apelit të Kosovës-Pallati i Drejtësisë , objekti B- Lagjja “Prishtina e Re”, Rr.:” Nekibe Kelmendi” pn.

+381 (0) 38/200 18 788, ose ne web portalin tone www.gjyqesori-rks.org

Shkarko Aplikacionin

Shpallja e plotë.

Listime të ngjashme