Praktikantë Vullnetarë (20)

64x64 gjyqesori stema logo judiciary kosovo e1604661300837
Gjykata Themelore Mitrovicë
Publikuar
31/05/2022
Skadon
15/06/2022
Lokacioni
Mitrovicë
Lloji

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

Në bazë të Nenit 4 të Rregullores për Procedurën e Rekrutimit të Praktikanteve në Gjykata, për  Praktikantë vullnetarë (pa pagesë) për kohë të caktuar, në kohëzgjatje prej një viti 

GJYKATA THEMELORE MITROVICË 

shpall: 

K O N K U R S 

Nr. 1/2022 

Për praktikantë vullnetarë: 

  1. Gjykata Themelore në Mitrovicë ... 20 praktikantë
  2. Dega Leposavic ... 4 praktikantë
  3. Dega Zubin Potok ... 5 praktikantë
  4. Dega ne në Vushtrri ... 15 praktikantë
  5. Dega ne Skenderaj ...10 praktikantë   

Përshkrimi i detyrave të punës 

  • Titulli i pozitës: Praktikantë 
  • Nëpunësi mbikëqyrës: Administratori i Gjykatës.dhe Nd.Administratorit 
  • Detyra e praktikantit: Ndihmon zyrën e administratës në organizimin dhe ruajtjen e lëndëve, si dhe  menaxhimin e tyre në përgjithësi. 

Detyrat kryesore: 

  • Vepron në mbikëqyrjen e drejtpërsëdrejti, të Kryetarës së Gjykatës dhe nën mbikëqyrjen e  përgjithshme të Administratorit të Gjykatës; 
  • Ndihmon punët në zyrën e administratës lidhur me organizimin dhe ruajtjen e lëndëve, si dhe në  menaxhimin e tyre në përgjithësi; 
  • Ndihmon gjyqtarët në punë që kanë të bëjnë me futjen e lëndëve në dosje; 
  • Ndihmon në punën e zyrave të ndryshme në Gjykatë, duke përfshirë regjistrimin, hetimet, gjykimet  etj; Kryen edhe punë tjera sipas nevojës:  

Kualifikimet:  

  • Diploma e Fakultetit Juridik ose Master, 
  • Njohuri të procedurave gjyqësore; 
  • Aftësi për kryerjen e hulumtimeve gjyqësore (juridike); 
  • Njohuri të mjaftueshme ligjore; 
  • Aftësi të shkëlqyeshme në përpilimin me shkrim të drafteve juridike, duke përfshirë aftësinë në  përpilimin e dokumenteve ligjore, si dhe shkathtësi komunikimi në të folur. 

 VËREJTJE:  

  • Procedura e konkursit është hapur për kandidatët të jashtëm dhe nënpunësit civil ekzistues.
  • Procedura e rekrutimit zhvillohet sipas procedurave të prapara me Ligjin mbi sherbimin civil  Nr.03/L-149 dhe Rregullore, Nr.02/2010 për procedurat e rekrutimit të shërbimit civil dhe  Udhëzimin Administrative nr.2007/01
  • Konkursi është publikuar më dt.01.06.2022 dhe mbyllet 15.06.2022.

Aplikacionet mund t’i merrni dhe t’i dorëzoni në Gjykatën Themelore në Mitrovice, në  Zyrën e Pranimit, si dhe në degën Leposaviç, Zubin Potok, Vushtrri dhe Skenderaj. 

Shërbimi Civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe  mirëpret aplikacionet nga të gjithë përsonat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet  në Kosovë. 

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe  propocional në organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale, siç  specifikohet në Nenin 11, paragrafin 3 të Ligjit Nr.03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së  Kosovës. 

Aplikacioni pas skadimit të afatit të konkursit nuk pranohen. Për shkak të numrit të madh të  kërkesave të pranuara vetëm kandidatët e përzgjedhurë në listën e ngushtë do të kontaktohen. 

Të drejtë konkurrimi kanë të gjithë banorët e Kosovës prej moshës 18-64 vjeçare. Aplikacionet duhet të  plotësohen qartë dhe lexueshëm. Në aplikacion duhet të shënohen të gjitha të dhënat e kërkuara. Duhet të  përcaktohet saktësisht vendi dhe pozita për të cilën konkurron. Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten  dokumentet e nevojshme për konkurrim, siç janë: kopja e diplomës për shkollën e kryer, specializimet e  ndryshme profesionale, çertifikatë të tjera, dy rekomandime etj. 

Nëse aplikacionit nuk ia bashkëngjitni dokumentet e duhura dhe nuk e plotësoni atë me shënime  të sakta, ju vetë do ta humbni rastin për t’u futur në listën e ngushtë. 

  • Fotokopjet e dokumenteve të bashkangjitura në aplikacion kandidatët nuk kanë të drejtë t’i  tërheqin prapa. 
  • Në rast të ndonji pyetje apo paqartësi mund të kontaktoni zyrtare i/e përsonelit

Shpalljet e ngjashme