Praktikantë Vullnetarë (10)

64x64 gjyqesori stema logo judiciary kosovo e1604661300837
Gjykata Themelore Gjakovë
Publikuar
04/03/2022
Skadon
18/03/2022
Lokacioni
Malishevë
Lloji

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

Në bazë të Rregullores Nr.08/2017 për Praktikantë në Gjykata dhe Sekretariatin e KGJK-së, Gjykata Themelore në Gjakovë 

Shpall: 

K O N K U R S 

Nr. 01/2022 

Titulli i vendit të punës: Praktikantë Vullnetarë 

  1. Gjykata Themelore në Gjakovë 20 (njëzet) pozita
  2. Gjykata Themelore në Gjakovë - Dega Rahovec  10 (dhjetë) pozita dhe
  3. Gjykata Themelore në Gjakovë - Dega në Malishevë 10 (dhjetë) pozita. 

Pozita Nr.1  

  • Titulli i pozitës: Praktikantë Vullnetarë
  • Vendi i punës: Gjykata Themelore në Gjakovë
  • Kohëzgjatja e emërimit: me afat të caktuar, në kohëzgjatje prej 1 (një) viti (pa pagesë)
  • Mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë: Administratori i Gjykatës

Pozita Nr.2  

  • Titulli i pozitës: Praktikantë Vullnetarë
  • Vendi i punës: Gjykata Themelore në Gjakovë – Dega në Rahovec
  • Kohëzgjatja e emërimit: me afat të caktuar, në kohëzgjatje prej 1 (një) viti (pa pagesë)
  • Mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë: Ndihmës-Administratori i Degës në Rahovec

Pozita Nr.3  

  • Titulli i pozitës: Praktikantë Vullnetarë
  • Vendi i punës: Gjykata Themelore në Gjakovë - Dega në Malishevë
  • Kohëzgjatja e emërimit: me afat të caktuar, në kohëzgjatje prej 1 (një) viti (pa pagesë)
  • Mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë: Ndihmës-Administratori i Degës në Malishevë

Përshkrimi i detyrave të punës së praktikantit: 

Ndihmon zyrën e administratës në organizimin dhe ruajtjen e lëndëve, si dhe menaxhimin e tyre në përgjithësi.

Detyrat kryesore:  

  • Vepron nën mbikëqyrjen e përgjithshme të Administratorit të Gjykatës / Ndihmës Administratorit;
  • Ndihmon punën në zyrën e administratës lidhur me organizimin dhe ruajtjen e lëndëve si dhe   në menaxhimin e tyre në përgjithësi;
  • Ndihmon gjyqtarët në punët që kanë të bëjnë me futjen e lëndëve në dosje;
  • Ndihmon në punën e zyrave të ndryshme në Gjykatë / Degë të Gjykatës duke përfshirë   regjistrimin e shkresave të lëndës etj. dhe
  • Kryen punë të tjera sipas nevojave të Gjykatës.

Kualifikimet: 

  • Diploma e Fakultetit Juridik, programi i studimeve 4 (katër) vjeçare, apo 240 kredi ECTS ose   Master;
  • Njohuri të procedurave gjyqësore;
  • Aftësi për kryerjen e hulumtimeve gjyqësore (juridike);
  • Njohuri të mjaftueshme ligjore dhe
  • Aftësi të shkëlqyeshme në përpilimin me shkrim të drafteve juridike, duke përfshirë aftësinë  për përpilimin e dokumenteve ligjore si dhe shkathtësi komunikimi në të folur.

VEREJTJE:  

  • Procedura e konkursit është e hapur për kandidatët të jashtëm dhe nëpunësit civil ekzistues.
  • Procedura e rekrutimit zhvillohet sipas procedurave të parapara me Ligjin mbi Shërbimin Civil Nr.03/L-149,  Rregullore, Nr.02/2010 Për Procedurat e Rekrutimit të Shërbimit Civil si dhe Rregulloren Nr. 08/2017, për  Praktikantë në Gjykata dhe Sekretariatin e KGJK-së.  
  • Konkursi është publikuar më dt. 04.03.2022 dhe mbyllet me dt. 18.03.2022 

Aplikacionet mund t’i merrni në Zyrën e Pranimit në Gjykatën Themelore në Gjakovë, Rr.  “Bardhyl Çaushi” nr. 148 dhe po ashtu, aplikacionet mund t’i shkarkoni në mënyrë elektronike  në Web portalin e Gjykatës Themelore në Gjakovë: www.gjyqesori-rks.org 

Shkarko Aplikacionin 

Aplikacionet e plotësuara mund t’i dorëzoni në Gjykatën Themelore në Gjakovë, Rr. ”Bardhyl  Çaushi” nr.148 si dhe përmes postës - kodi postar 50000, në Rahovec, Rr. “8 Dëshmorët e Pashtrikut” Nr.1,  dhe në Malishevë, Rr. William Wallker Pn,  

Për informata më të hollësishme, mund të kontaktoni në numrin e tel./fiks: 0390/324- 130 prej orës 08:00 – 16:00.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta  refuzohen. Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e shkurtër do të kontaktohen. 

Shërbimi Civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret  aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë. • Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në  organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale, siç specifikohet në Nenin 11,pragrafin 3  të Ligjit Nr.03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës. Aplikacioni pas skadimit të afatit të konkursit  nuk pranohen. Për shkak të numrit të madhe të kërkesave të pranuara vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën  e ngushtë do të kontaktohen. Të drejtë konkurrimi kanë të gjithë banorët e Kosovës prej moshës 18-64 vjeçare.  Aplikacionet duhet të plotësohen qartë dhe lexueshëm. Në aplikacion duhet të shënohen të gjitha të dhënat e  kërkuara. Duhet të përcaktohet saktësisht vendi dhe pozita për të cilën konkurron. Aplikacionit duhet t’i  bashkëngjiten dokumentet e nevojshme për konkurrim, siç janë: kopja e diplomës për shkollën e kryer,  specializimet e ndryshme profesionale, certifikata të tjera, dy rekomandime etj. Nëse aplikacionit nuk ia  bashkëngjitni dokumentet e duhura dhe nuk e plotësoni atë me shënime të sakta, ju vetë do ta humbni rastin  për t’u futur në listën e ngushtë.  

  • Fotokopjet e dokumenteve të bashkangjitura në aplikacion kandidatët nuk kanë të drejtë ti tërheqin prapa.