
- 0 listime aktive (shiko)
Përshkrimi
Në bazë të Rregullores Nr.08/2017 për Praktikantë në Gjykata dhe Sekretariatin e KGJK-së, Gjykata Themelore në Gjakovë
Shpall:
Titulli i vendit të punës: Praktikantë Vullnetarë
KONKURS
Nr. 01/2021
- Gjykata Themelore në Gjakovë 20 (njëzet) pozita,
- Gjykata Themelore në Gjakovë - Dega Rahovec 10 (dhjetë) pozita dhe
- Gjykata Themelore në Gjakovë - Dega në Malishevë 10 (dhjetë)
Pozita Nr. 1
Titulli i pozitës: Praktikantë Vullnetarë
Vendi i punës: Gjykata Themelore në Gjakovë
Kohëzgjatja e emërimit: me afat të caktuar, në kohëzgjatje prej 1 (një) viti (pa pagesë)
Mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë: Administratori i Gjykatës
Pozita Nr. 2
Titulli i pozitës: Praktikantë Vullnetarë
Vendi i punës: Gjykata Themelore në Gjakovë – Dega në Rahovec
Kohëzgjatja e emërimit: me afat të caktuar, në kohëzgjatje prej 1 (një) viti (pa pagesë)
Mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë: Ndihmës-Administratori i Degës në Rahovec
Pozita Nr. 3
Titulli i pozitës: Praktikantë Vullnetarë
Vendi i punës: Gjykata Themelore në Gjakovë - Dega në Malishevë
Kohëzgjatja e emërimit: me afat të caktuar, në kohëzgjatje prej 1 (një) viti (pa pagesë)
Mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë: Ndihmës-Administratori i Degës në Malishevë
Përshkrimi i detyrave të punës së praktikantit:
Ndihmon zyrën e administratës në organizimin dhe ruajtjen e lëndëve, si dhe menaxhimin e tyre në përgjithësi.
Detyrat kryesore:
- Vepron nën mbikëqyrjen e përgjithshme të Administratorit të Gjykatës / Ndihmës Administratorit;
- Ndihmon punën në zyrën e administratës lidhur me organizimin dhe ruajtjen e lëndëve si dhe në menaxhimin e tyre në përgjithësi;
- Ndihmon gjyqtarët në punët që kanë të bëjnë me futjen e lëndëve në dosje;
- Ndihmon në punën e zyrave të ndryshme në Gjykatë / Degë të Gjykatës duke përfshirë regjistrimin e shkresave të lëndës etj. dhe
- Kryen punë të tjera sipas nevojave të Gjykatës.
Kualifikimet:
- Diploma e Fakultetit Juridik, programi i studimeve 4 (katër) vjeçare, apo 240 kredi ECTS ose Master;
- Njohuri të procedurave gjyqësore;
- Aftësi për kryerjen e hulumtimeve gjyqësore (juridike);
- Njohuri të mjaftueshme ligjore dhe
- Aftësi të shkëlqyeshme në përpilimin me shkrim të drafteve juridike, duke përfshirë aftësinë për përpilimin e dokumenteve ligjore si dhe shkathtësi komunikimi në të folur.
VEREJTJE:
- Procedura e konkursit është e hapur për kandidatët të jashtëm dhe nëpunësit civil
- Procedura e rekrutimit zhvillohet sipas procedurave të parapara me Ligjin mbi Shërbimin Civil Nr.03/L-149, Rregullore, Nr.02/2010 Për Procedurat e Rekrutimit të Shërbimit Civil si dhe Rregulloren Nr. 08/2017, për Praktikantë në Gjykata dhe Sekretariatin e KGJK-së.
- Konkursi është publikuar më 10.02.2021 dhe mbyllet me dt. 24.02.2021
Aplikacionet mund t’i merrni në Zyrën e Pranimit në Gjykatën Themelore në Gjakovë, Rr. “Bardhyl Çaushi” nr. 148 dhe po ashtu, aplikacionet mund t’i shkarkoni në mënyrë elektronike në Web portalin e Gjykatës Themelore në Gjakovë: www.gjyqesori-rks.org
Aplikacionet e plotësuara mund t’i dorëzoni në Gjykatën Themelore në Gjakovë, Rr. ”Bardhyl
Çaushi” nr.148 si dhe përmes postës - kodi postar 50000, në Rahovec, Rr. “8 Dëshmorët e Pashtrikut” Nr.1, dhe në Malishevë, Rr. William Wallker Pn,
Për informata më të hollësishme, mund të kontaktoni në numrin e tel./fiks: 0390/324- 130 prej orës 08:00 – 16:00.
Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen. Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e shkurtër do të kontaktohen.
Shërbimi Civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.
- Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale, siç specifikohet në Nenin 11,pragrafin 3 të Ligjit Nr.03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës. Aplikacioni pas skadimit të afatit të konkursit nuk pranohen. Për shkak të numrit të madhe të kërkesave të pranuara vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen. Të drejtë konkurrimi kanë të gjithë banorët e Kosovës prej moshës 18-64 vjeçare. Aplikacionet duhet të plotësohen qartë dhe lexueshëm. Në aplikacion duhet të shënohen të gjitha të dhënat e kërkuara. Duhet të përcaktohet saktësisht vendi dhe pozita për të cilën konkurron. Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten dokumentet e nevojshme për konkurrim, siç janë: kopja e diplomës për shkollën e kryer, specializimet e ndryshme profesionale, certifikata të tjera, dy rekomandime etj. Nëse aplikacionit nuk ia bashkëngjitni dokumentet e duhura dhe nuk e plotësoni atë me shënime të sakta, ju vetë do ta humbni rastin për t’u futur në listën e ngushtë.
- Fotokopjet e dokumenteve të bashkangjitura në aplikacion kandidatët nuk kanë të drejtë ti tërheqin prapa.