
Përshkrimi
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK)
Korporata Energjetike e Kosovës sh.a. (KEK sh.a.) është ndërmarrja kryesore energjetike në Republikën e Kosovës. Ajo është e integruar vertikalisht dhe është korporatizuar në fund të vitit 2005. Funksion parësor i Korporatës është prodhimi i qymyrit dhe gjenerimi i energjisë elektrike. Për t’i përmbushur këto dy funksione, KEK-u është i organizuar në dy divizione qenësore, Divizionin e Mihjeve dhe Divizionin e Gjenerimit. Korporata operon me mihjen sipërfaqësore të linjitit, gjegjësisht Mihjen e Sibovcit Jugperëndimor, dhe dy termocentrale, TC "Kosova A" dhe TC "Kosova B". Funksionet e Korporatës rregullohen përmes politikave të Zyrës së Rregullatorit për Energji të Republikës së Kosovës. Korporata ka të punësuar rreth 4700 punonjës të fushave të ndryshme të operimit.
TC "KOSOVA A", 6 POZITA
Pëshkrimi i praktikës
Praktikantja do të angazhohet në TC “Kosova A” sipas profilit dhe kërkesave të KEK-ut. Për këtë pozitë, praktikantja duhet të ketë të përfunduar në tri vitet e fundit ose të jetë në vitin e fundit të studimeve në këto drejtime:
- Inxhiniere e makinerisë, 2 pozita;
- Inxhiniere e elektroteknikës, 2 pozita;
- Kimiste, 2 pozita.
Kualifikimet e nevojshme
- Studente të nivelit Master, ose studente në vitin e fundit të studimeve Bachelor, ose studente të diplomuara në tre vitet e fundit;
- Nuk kanë përvojë pune profesionale dhe nuk kanë qenë pjesë e ndonjë programi tjetër për praktike në pune;
- Posedojnë njohuri për fushat e sektorit të energjisë;
- Shprehin gatishmëri dhe dëshirë për të vazhduar punën në sektorin e energjisë në Kosovë.