Praktikantë për Kanalet Alternative të Distribuimit

teb bank kosovo
TEB
Publikuar
05/04/2022
Skadon
10/04/2022
Lokacioni
Prizren
Kategoria
Lloji

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

TEB Sh.A është anëtare e TEB Group i cili është formuar përmes një sipërmarrjeje të përbashkët ndërmjet një prej institucioneve më të fuqishme financiare në botë, BNP Paribas, dhe një prej bankave më me reputacion në Turqi, Turk Ekonomi Bankasi. Me 14 vite që operon në Kosovë TEB Sh.A. është një nga liderët kryesorë në sektorin bankar në Kosovë.

TEB po kërkon Praktikantë për Kanalet Alternative të Distribuimit për Degën e Pejës dhe Prizrenit.

Përgjegjësitë:

  • Të këshilloj dhe të ju ndihmoj klientëve në përdorimin e opsioneve të bankomatit, siç janë:
    • Tërheqja e parave
    • Tërheqja/lëshimi i monedhave metalike
    • Deponimi i parave
    • Pagesa e borxhit të kredit kartelësduke deponuar banknota nga llogaria rrjedhëse
    • Pagesa e borxhit të kredit kartelës për persona tjerëduke deponuar banknota
      nga llogaria rrjedhëse
    • Kontrolli i gjendjës së llogarisë
    • Kontrolli dhe gjendja e kredit kartelës
    • Kontrolli i bonusit të fituar nga blerjët me debit kartelë
    • Transferet në llogari të Bankës TEB si dhe në bankat tjera vendore
    • Nryshimi i PIN-it të kartelës
    • Top Up mbushje për telefon mobil
    • Ndryshimi i numrit të telefonit për pranimin e kodit të sigurisë për pagesat në internet
    • Si dhe shërbime tjera që mund të ofrohën përmes këtij kanali
  • Të këshilloj klientët e Bankës për mundesinë e përdorimit të eBanking dhe TEBMobile, si dhe shërbimet që mundësohen nga të njejtat kanale
  • Të këshilloj klientët e Bankës për mundesinë e pajisjes me eBanking dhe TEBMobile llogari
  • Të njoftohën mbikqyrësit për këshillat dhe sygjerimet e pranura në lidhje me Kanalet Alternative të Distribuimit.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Të jetë së paku në vitin e fundit të studimeve në administrim biznesi, ekonomi ose ekuivalente;
  • Të kuptoj ambientin e biznesit, trendet e pagesave dhe zhvillimet specifike profesionale të tyre
  • T’i kuptoj produktet dhe shërbimet bankare
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese
  • Të jetë përfaqësues, të ketë etikë profesionale dhe sjellje të mira
  • Njohuri të mira të MS Office
  • Efikas në punë ekipore
  • Njohuri të mirë të gjuhës angleze

Aplikimi duhet të bëhet online përmes web faqes së bankës www.teb-kos.com Ju lutemi klikoni tek Mundësi Punësimi dhe pastaj tek linku: https://recruitment.teb-kos.com/rc/ Afati i fundit për aplikim është 10.04.2022. Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.