Praktikantë/e në Divizionin e Financave (2)

64x64 teb bank kosovo e1558603960842
TEB ShA
Publikuar më
19/05/2021
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Mundësi Praktike

TEB një ndër bankat më me renome në Kosovë është pjesë e brend-it të mirënjohur bankar në Turqi e mbështetur në fuqinë ndërkombëtare të BNP Paribas.

TEB po kërkon 2 Praktikantë/e në Divizionin e Financave në Zyrën Qendrore.

Përgjegjësitë:

  • Të mbështesë Menaxherët e Divizionit në përpilimin e raporteve të rregullta financiare;
  • Të asistoj në përpilimin dhe analizën e informatave financiare për përgatitjen e regjistrimeve në llogari dhe dokumenton transaksionet e biznesit;
  • Të asistoj në përgatitjen dhe rishikimin e të hyrave, shpenzimeve, faturave dhe dokumenteve tjera të kontabilitetit;
  • Të asistoj në identifikimin dhe zgjidhjen e mosbarazimeve në kontabilitet;
  • Të asistoj në zhvillimin dhe mirëmbajtjen e databazës financiare dhe sistemin manual të dosjeve;
  • Të kryej kontrollimin e informatave financiare në përputhje me procedurate e Grupit BNP dhe procedurat lokale.
  • Punë të tjera relevante që kërkohen nga Menaxherët.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Të jetë së paku në vitin e fundit të studimeve në kontabilitet, administrim biznesi, ekonomi ose ekuivalente;
  • Njohuri për financa, kontabilitetit dhe parimet e kontrollit të kostos duke përfshirë SNRF;
  • Njohja e rregullave të kontabilitetit dhe kërkesave të autoriteteve shtetërore;
  • Të ketë aftësi të shkëlqyera të MS Office, posaqërisht në Excel dhe Power Point;
  • Aftësi të shkëlqyera në të shkruar dhe folur të gjuhës angleze;
  • Aftësi te forta komunikimi dhe ndërpersonale;
  • I/e aftë të punojë nën presion dhe në punë ekipore.

Ofrohet kontratë praktike për periudhë 6 mujore.

Aplikimi duhet të bëhet online përmes web faqes së bankës www.teb-kos.com  Ju lutemi klikoni tek Mundësi Punësimi dhe pastaj tek linku: https://recruitment.teb-kos.com/rc/

Afati i fundit për aplikim është 30.05.2021. Aplikacionet e pakompletuara nuk do të konsiderohen. Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.