Praktikantë/e në Departamentin e Riskut

teb bank kosovo
TEB
Publikuar
05/04/2022
Skadon
11/04/2022
Lokacioni
Prishtinë
Kategoria
Lloji

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

Mundësi Praktike

TEB Sh.A është anëtare e TEB Group i cili është formuar përmes një sipërmarrjeje të përbashkët ndërmjet një prej institucioneve më të fuqishme financiare në botë, BNP Paribas, dhe një prej bankave më me reputacion në Turqi, Turk Ekonomi Bankasi. Me 14 vite që operon në Kosovë TEB Sh.A. është një nga liderët kryesorë në sektorin bankar në Kosovë.

TEB po kërkon Praktikantë/e në Departamentin e Riskut në Zyrën Qendrore.

Përgjegjësitë:

  • Duhet të ndihmojë në mënyrë aktive Mbikëqyrësin e Riskut Operacional për të identifikuar matjen, monitorimin dhe raportimin e rreziqeve kryesore operacionale të bankës.
  • Të ndihmojë Mbikëqyrësin e Riskut Operacional për mbledhjen, analizimin, klasifikimin, monitorimin dhe raportimin e të dhënave në lidhje me incidentet e rrezikut operacional dhe të japë rekomandime për të minimizuar rrezikun operacional brenda bankës.
  • Përgatitja e raporteve të rregullta ditore për Menaxherin e Riskut dhe palët e tjera kur është e nevojshme në lidhje me temat e rrezikut operacional.
  • Sigurimi i konfidencialitetit të informacionit të marrë për Bankën tonë dhe klientët e saj.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Të jetë së paku në vitin e fundit të studimeve në administrim biznesi, ekonomi ose ekuivalente;
  • Të ketë aftësi të shkëlqyera të MS Office, posaqërisht në Excel dhe Power Point;
  • Aftësi të shkëlqyera në të shkruar dhe folur të gjuhës angleze;
  • Aftësi te forta komunikimi dhe ndërpersonale;
  • I/e aftë të punojë nën presion dhe në punë ekipore.

Ofrohet kontratë praktike për periudhë 6 mujore

Aplikimi duhet të bëhet online përmes web faqes së bankës www.teb-kos.com Ju lutemi klikoni tek Mundësi Punësimi dhe pastaj tek linku: https://recruitment.teb-kos.com/rc/ Afati i fundit për aplikim është 11.04.2022. Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.