Praktikantë (20)

64x64 gjyqesori stema logo judiciary kosovo e1604661300837
Gjykata Themelore në Ferizaj
Publikuar më
29/09/2021
Qyteti
Ferizaj
Lloj listimi

Përshkrimi

Bazuar në nenin 3 të Rregullores për Procedurën e Rekrutimit të Praktikanteve në Gjykata, për praktikantë vullnetarë (pa pagesë), për kohë të caktuar, në kohëzgjatje prej 1 (një) viti,

Gjykata Themelore në Ferizaj
Shpall:
K O N K U R S
Nr.02/2021

Titulli i vendit të punës: Praktikantë

  1. Gjykata Themelore në Ferizaj ... njëzetë (20) pozita,
  2. Gjykata Themelore në Ferizaj - Dega në Kaçanik ... tetë (8) pozita dhe
  3. Gjykata Themelore në Ferizaj - Dega në Shtërpcë ... pesë (5) pozita.

Pozita Nr.1

Titulli i pozitës: Praktikantë
Vendi i punës: Gjykata Themelore në Ferizaj
Kohëzgjatja e emërimit: Me afat të caktuar, në kohëzgjatje prej një (1) viti, pa pagesë.

Mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë: Administratori i Gjykatës

Pozita Nr.2

Titulli i pozitës: Praktikantë
Vendi i punës: Gjykata Themelore në Ferizaj - Dega në Kaçanik
Kohëzgjatja e emërimit: Me afat të caktuar, në kohëzgjatje prej një (1) viti, pa pagesë.
Mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë: Ndihmës Administratori i Gjykatës

Pozita Nr.3

Titulli i pozitës: Praktikantë
Vendi i punës: Gjykata Themelore në Ferizaj - Dega në Shtërpcë
Kohëzgjatja e emërimit: Me afat të caktuar, në kohëzgjatje prej një (1) viti, pa pagesë.
Mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë: Ndihmës Administratori i Gjykatës

Përshkrimi i detyrave të punës:

Detyrat e praktikantit: Ndihmon zyrën e administratës në organizimin dhe ruajtjen e lëndëve si dhe menaxhimin e tyre në përgjithësi.

Detyrat kryesore:

  • Ndihmon punën në zyrën e administratës lidhur me organizimin dhe ruajtjen e lëndëve si dhe në menaxhimin e tyre në përgjithësi;
  • Ndihmon gjyqtarët në punët që kanë të bëjnë me futjen e shkresave të lëndëve në dosje;
  • Ndihmon në punën e zyrave të ndryshme në Gjykatë / Degë të Gjykatës duke përfshirë regjistrimin e shkresave të lëndës etj,
  • Kryen edhe punë tjera sipas nevojës së Gjykatës.

Kualifikimet:

  • Diplomë e Fakultetit Juridik, programi i studimeve katër (4) vjeçare, apo 240 kredi ECTS ose Master;
  • Njohuri të procedurave gjyqësore;
  • Aftësi për kryerjen e hulumtimeve gjyqësore (juridike);
  • Njohuri të mjaftueshme ligjore dhe
  • Aftësi të shkëlqyeshme në përpilimin me shkrim të drafteve juridike, duke përfshirë aftësinë për përpilimin e dokumenteve ligjore si dhe shkathtësi komunikimi në të folur.

VËREJTJE: 

  • Procedura e konkursit është e hapur për kandidatë të jashtëm.
  • Procedura e rekrutimit zhvillohet sipas procedurave të parapara me Ligjin mbi Shërbimin Civil, 03/L- 149, Rregullores, Nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil, si dhe Rregullores Nr. 08/2017 për Praktikantë në Gjykata dhe Sekretariatin e SKGJK-së.
  • Konkursi është publikuar me datë 29/09/2021 dhe mbyllet me datë 13/10/2021.

Aplikacionet mund t’i merrni në Zyrën e Pranimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj, Rr. Sali Çeku” pn. dhe po ashtu, aplikacionet mund t’i shkarkoni në mënyrë elektronike në Web portalin e Gjykatës Themelore në Ferizaj: www.gjyqesori-rks.org .

Shkarko Aplikacionin

Aplikacionet e plotësuara mund t’i dorëzoni në Gjykatën Themelore në Ferizaj, Rr. Sali Çeku” pn. si dhe përmes postës - kodi postar 70000.

  • Shërbimi Civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.
  • Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale, si specifikohet në Nenin 11, par.3 të Ligjit Nr.03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.

Aplikacioni e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen. Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen. 

  • Të drejtë konkurrimi kanë të gjithë banorët e Kosovës prej moshës 18-64 vjeçare. Aplikacionet duhet të plotësohen qartë dhe lexueshëm. Në aplikacion duhet të shënohen të gjitha të dhënat e kërkuara. Duhet të përcaktohet saktësisht vendi dhe pozita për të cilën konkuroni.

Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten dokumentet e nevojshme për konkurrim, siç janë:

  • Kopja e diplomës apo certifikatës universitare,
  • Kopja e letërnjoftimit dhe
  • Certifikatën që nuk është duke u zhvilluar procedurë

Nëse aplikacionit nuk ia bashkëngjitni dokumentet e duhura dhe nuk e plotësoni atë me shënime të sakta, ju vetë do ta humbni rastin për t’u futur në listën e ngushtë.

  • Fotokopjet e dokumenteve të bashkangjitura në aplikacion, kandidatët nuk kanë të drejtë t’i tërheqin
  • Në rast të ndonjë pyetje apo paqartësie mund të kontaktoni në numrat e /fiks: 0290/ 321 009 dhe 0290/ 320 261.

Shpallja e plotë.

Prano njoftimet me email