
- 0 listime aktive (shiko)
Përshkrimi
Në bazë të Nenit 4 të Rregullores për Procedurën e Rekrutimit të Praktikantëve në Gjykatën Themelore në Gjilan –Degët e saj , për praktikant vullnetarë (pa Pagesë), për kohë të caktuar, në kohëzgjatje prej një viti:
Për praktikantë vullnetarë:
KONKURS
Nr.1/2021
- Gjykata Themelore Gjilan 30 praktikantë
- Dega në Kamenicë 10 Praktikantë
- Dega në Viti 10 praktikantë
- Dega Novobërdë 2 praktikantë
Përshkrimi i detyrave të punës
Titulli i pozitës: Praktikantë
Nëpunësi mbikëqyrës: Vepron nen mbikeqyrjen e drejteperdrejt te Administratorit te Gjykatës.
Detyrat dhe Pergjegjesit:
- Ndihmon gjyqtaret per pergatitjen e lendeve për seanca dëgjimore dhe veprime tjera
- Ndihmon në hulumtime për hartimin dhe pergatitjen e memorandumeve te politikave dhe memorandumeve ligjore
- Ndihmon ne hartimin dhe përgatitjen e draft vendimeve opinioneve dhe pune te tjera brenda zyres
Kualifikimet:
- Diploma e Fakultetit Juridik progami i studimeve(4) vjeçar apo 240 kredi ECTS ose Master
- Njohuri të procedurave gjyqësore;
- Aftësi për kryerjen e hulumtimeve gjyqësore (juridike);
- Njohuri të mjaftueshme ligjore;
- Aftësi të shkëlqyeshme në përpilimin me shkrim të drafteve juridike, duke përfshirë aftësinë në përpilimin e dokumenteve ligjore, si dhe shkathtësi komunikimi në të folur.
Deshmit:
- Kopjen e leternjoftimit
- Certifikate qe nuk është duke u zhvilluar procedure penale;
VËREJTJE:
- Procedura e konkursit është hapur për kandidatët të jashtëm dhe nëpunësit civil
- Procedura e rekrutimit zhvillohet sipas procedurave të parapara me Ligjin mbi shërbimin civil Nr.03/L-149 dhe Rregullore, Nr.02/2010 për procedurat e rekrutimit të shërbimit
- Konkursi është publikuar më 25.01.2021 deri më dt.08.02.2021
Aplikacionet mund t’i merrni dhe t’i dorëzoni në Gjykatën Themelore në Gjilan , Rr. Maria Shllaku Pn. në Gjilan në Zyrën e Pranimit dhe në Gjykatë.
Shërbimi Civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.
- Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale, siç specifikohet në Nenin 11,pragrafin 3 të Ligjit Nr.03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.
Aplikacioni pas skadimit të afatit të konkursit nuk pranohen. Për shkak të numrit të madhe të kërkesave të pranuara vetëm kandidatët e përzgjedhure në listën e ngushtë do të kontaktohen.
Të drejtë konkurrimi kanë të gjithë banorët e Kosovës prej moshës 18-64 vjeçare. Aplikacionet duhet të plotësohen qartë dhe lexueshëm. Në aplikacion duhet të shënohen të gjitha të dhënat e kërkuara. Duhet të përcaktohet saktësisht vendi ku konkuron. Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten dokumentet e nevojshme për konkurim, siç janë: kopja e diplomës për shkollën e kryer, specializimet e ndryshme profesionale, certifikata të tjera, dy rekomandime etj.
Nëse aplikacionit nuk ia bashkëngjitni dokumentet e duhura dhe nuk e plotësoni atë me shënime të sakta, ju vetë do ta humbni rastin për t’u futur në listën e ngushtë.
- Fotokopjet e dokumenteve të bashkangjitura në aplikacion kandidatët nuk kanë të drejtë ti tërheqin prapa.
- Në rast të ndonjë pyetje apo paqartësi mund të kontaktoni zyrtare i/e personelit