Praktikantë (10)

64x64 gjyqesori stema logo judiciary kosovo e1604661300837
Gjykata Themelore Gjilan
Publikuar më
26/01/2021
Qyteti
Kamenicë
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në bazë të Nenit 4 të Rregullores për Procedurën e Rekrutimit të Praktikantëve në Gjykatën Themelore në Gjilan –Degët e saj , për praktikant vullnetarë (pa Pagesë), për kohë të caktuar, në kohëzgjatje prej një viti:

Për praktikantë vullnetarë:

KONKURS
Nr.1/2021

  1. Gjykata Themelore Gjilan 30 praktikantë
  2. Dega në Kamenicë 10 Praktikantë
  3. Dega në Viti 10 praktikantë
  4. Dega Novobërdë 2 praktikantë

Përshkrimi i detyrave të punës

Titulli i pozitës: Praktikantë

Nëpunësi mbikëqyrës: Vepron nen mbikeqyrjen e drejteperdrejt te Administratorit te Gjykatës.

Detyrat dhe Pergjegjesit:

  1. Ndihmon gjyqtaret per pergatitjen e lendeve për seanca dëgjimore dhe veprime tjera
  2. Ndihmon në hulumtime për hartimin dhe pergatitjen e memorandumeve te politikave dhe memorandumeve ligjore
  3. Ndihmon ne hartimin dhe përgatitjen e draft vendimeve opinioneve dhe pune te tjera brenda zyres

Kualifikimet:

  • Diploma e Fakultetit Juridik progami i studimeve(4) vjeçar apo 240 kredi ECTS ose Master
  • Njohuri të procedurave gjyqësore;
  • Aftësi për kryerjen e hulumtimeve gjyqësore (juridike);
  • Njohuri të mjaftueshme ligjore;
  • Aftësi të shkëlqyeshme në përpilimin me shkrim të drafteve juridike, duke përfshirë aftësinë në përpilimin e dokumenteve ligjore, si dhe shkathtësi komunikimi në të folur.

Deshmit:

  • Kopjen e leternjoftimit
  • Certifikate qe nuk është duke u zhvilluar procedure penale;

VËREJTJE:

  • Procedura e konkursit është hapur për kandidatët të jashtëm dhe nëpunësit civil
  • Procedura e rekrutimit zhvillohet sipas procedurave të parapara me Ligjin mbi shërbimin civil Nr.03/L-149 dhe Rregullore, Nr.02/2010 për procedurat e rekrutimit të shërbimit
  • Konkursi është publikuar më 25.01.2021 deri më dt.08.02.2021

Shkarko Aplikacionin

Aplikacionet mund t’i merrni dhe t’i dorëzoni në Gjykatën Themelore në Gjilan , Rr. Maria Shllaku Pn. në Gjilan në Zyrën e Pranimit dhe në Gjykatë.

Shërbimi Civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

  • Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale, siç specifikohet në Nenin 11,pragrafin 3 të Ligjit Nr.03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.

Aplikacioni pas skadimit të afatit të konkursit nuk pranohen. Për shkak të numrit të madhe të kërkesave të pranuara vetëm kandidatët e përzgjedhure në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Të drejtë konkurrimi kanë të gjithë banorët e Kosovës prej moshës 18-64 vjeçare. Aplikacionet duhet të plotësohen qartë dhe lexueshëm. Në aplikacion duhet të shënohen të gjitha të dhënat e kërkuara. Duhet të përcaktohet saktësisht vendi ku konkuron.  Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten dokumentet e nevojshme për konkurim, siç janë: kopja e diplomës për shkollën e kryer, specializimet e ndryshme profesionale,  certifikata të    tjera, dy rekomandime etj.

Nëse aplikacionit nuk ia bashkëngjitni dokumentet e duhura dhe nuk e plotësoni atë me shënime të sakta, ju vetë do ta humbni rastin për t’u futur në listën e ngushtë.

  • Fotokopjet e dokumenteve të bashkangjitura në aplikacion kandidatët nuk kanë të drejtë ti tërheqin prapa.
  • Në rast të ndonjë pyetje apo paqartësi mund të kontaktoni zyrtare i/e personelit

Shpallja e plotë.

Listime të ngjashme