Praktikant Zyrtar Ligjor për Kolektim

64x64 teb bank kosovo e1558603960842
TEB ShA
Publikuar më
23/04/2021
Qyteti
Prishtinë
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Mundësi Punësimi

TEB një ndër bankat më me renome në Kosovë është pjesë e brend-it të mirënjohur bankar në Turqi e mbështetur në fuqinë ndërkombëtare të BNP Paribas.

TEB tani po kërkon kandidatë për pozitën: Praktikant Zyrtar Ligjor për Kolektim në Zyrën Qendrore.

Përgjegjësitë

  • Monitoron ligjet në fuqi lidhur me procesin gjyqësor, të përditësuara së fundmi në Republikën e Kosovës.
  • Monitoron rregulloret dhe rregullat e zbatueshme bankare të BQK-së.
  • Është drejtpërdrejtë përgjegjës për rastet në procesin e Ekzekutimit Privat nën përgjegjësitë e tij / saj.
  • Inicion procesin ligjor kundër klientëve që nuk përmbushin detyrimet e tyre sipas marrëveshjeve të kredisë.
  • Përgatit raporte për klientët e proceseve gjyqësore kundër të cilave banka ka ndërmarrë veprime ligjore dhe procedura gjyqësore.
  • Raporton mbi detyrat e rregullta të kryera në kuadër të Departamentit të Kolektimit.
  • Raporton vonesat e kredive dhe vizitat e klientëve tek menaxherët / mbikëqyrësit.
  • Raporton dhe vlerëson vonesat në këste tek menaxherët / mbikëqyrësit në mënyrë periodike.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Preferohet diplomë e universitetit Juridik.
  • T’i kuptoj produktet dhe shërbimet bankare
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese
  • Të ketë imazh profesional, etikë dhe sjellje të mira
  • Njohuri bazike në Excel dhe Word te MS Office
  • Efikas në punë ekipore
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze

Aplikimi duhet të bëhet online përmes web faqes së bankës www.teb-kos.com. Ju lutemi klikoni tek Mundësi Punësimi dhe pastaj tek linku: https://recruitment.teb-kos.com/rc/. Afati i fundit për aplikim është 27.04.2021. Aplikacionet e pakompletuara nuk do të konsiderohen. Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

Listime të ngjashme