
IPKO
Përshkrimi
Praktikanti do t’i ketë këto përgjegjësi:
- Ofron mbështetje për punëtorët e Logjistikes në depo;
- Asiston në regjistrimin e mallit;
- Asiston në shkarkim, bartje, renditje dhe vendosje të mallit në depo
- Raporton tek mbikëqyrësi/ja, për detyrat e realizuara, në kuadër të përgjegjësive që u janë caktuar.
Për t’u konsideruar për këtë pozitë, kandidati duhet të ketë përvojën, shkathtësitë, njohuritë dhe cilësitë si në vijim:
- Shkathtësi në kompjuter; njohuri te Microsoft Office;
- Shkathtësi analitike;
- Aftësi për të komunikuar në mënyrë profesionale dhe me mirësjellje;
- Njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës shqipe në të shkruar dhe në folur, njohuri të gjuhës angleze e dëshirueshme;
- Motivim për të përfituar njohuri të reja përgjatë programit të praktikes;
- Në proces të studimeve universitare.
Kandidati i suksesshëm do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe aftësitë praktike.
Vendi i punes: Prishtinë
Afati i fundit për aplikim është data 04.06.2022.