Praktikant i Sigurisë së Informacionit dhe Mbrojtjes së të dhënave

64x64 teb bank kosovo e1558603960842
TEB ShA
Publikuar më
28/03/2021
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Mundësi Punësimi

TEB Kosovë është pjesë e brendit të mirënjohur bankar në Turqi një ndër bankat më me renome në mbështetur në fuqinë ndërkombëtare të BNP Paribas.

TEB po kërkon Praktikant i Sigurisë së Informacionit dhe Mbrojtjes së të dhënave, në Departamentin e Sigurisë së Informacionit dhe Mbrojtjes së të dhënave në Zyrën Qendrore.

Përgjegjësitë:

  • Të mbështes ekipin në dokumentimin të programeve, proceseve dhe procedurave të sigurisë së informacionit dhe mbrojtjes së të dhënave.
  • Të kontrolloj rregullisht email-in për alarme dhe njoftime. Të raportoj ato ngjarje që nuk mund të trajtoj personalisht tek mbikqyrësi.
  • Të hulumtoj rreth kërcënimeve dhe dobësive aktuale dhe të mundshme rreth sigurisë së informacionit.
  • Mbështet ekipin në kryerjen e kontrolleve të sigurisë së informacionit dhe brojtjes së të dhënave .
  • Të trajtoj ankesat e klientëve në lidhje me procesimin e të dhënave personale.
  • Mëson dhe punon me programe të ndryshme të cilat kërkojnë një qasje të orientuar në detaje.
  • Të njoftojë Menaxherin për progresin e tij dhe për pyetje të mundshme.
  • Kryen detyra të tjera që kërkohen gjatë orarit të punës

Kualifikimet e kërkuara:

  • Të jetë së paku në vitin e fundit të studimeve në Shkenca Kompjuterike, Sisteme të Informacionit, dhe Inxhinjeri Kompjuterike.
  • Të ketë njohuri bazike në sistemet operative Windows si dhe të koncepteve të rrjeteve dhe databazave, dhe MS Office.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur, por edhe të ndjek udhëzime specifike.
  • I/E gatshëm të punoj në ekip dhe të zgjeroj përgjegjësitë e tij/saja.
  • Të ketë aftësi të mira analitike, hulumtuese dhe komunikuese.
  • Të jetë i orientuar kah risku, dhe i gatshëm të punoj në analiza të detajuara dhe projekte.
  • Aftësi të shkëlqyera në të shkruar dhe folur të gjuhës angleze.

Aplikimi duhet të bëhet online përmes web faqes së bankës www.teb-kos.com. Ju lutemi klikoni tek Mundësi Punësimi dhe pastaj tek linku: https://recruitment.teb-kos.com/rc/. Afati i fundit për aplikim është 01.04.2021. Aplikacionet e pakompletuara nuk do të konsiderohen. Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

Listime të ngjashme

Roje Pyelli   Shtërpcë e re
12/04/2021
Teknik/e i/e pylltarisë   Shtërpcë e re
12/04/2021