Praktikant/e

Rrjeti i Grave të Kosovës
Publikuar më
08/05/2020
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Pozitë e Hapur: Praktikant/e

A jeni një ekonomist/e feminist/e? A dëshironi të punoni me politika ekonomike nga një perspektivë gjinore? A jeni të interesuar të punoni me Buxhetimin e Përgjegjshëm Gjinor?

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) shpallë pozitë të hapur për Praktikant/e.

Kandidatët e suksesshëm, të cilët duhet:

Të kenë njohuri me financa dhe politika fiskale;
Të kenë marrë pjesë në module si Financa Publike, Statistika, Mikroekonomi dhe Makroekonomi;
Të jenë të mirë me përpilim të dhënash cilësore në Excel;
Të kenë njohuri të gjuhës angleze;
Të kenë interes për shkrimin dhe përgatitjen e materialeve në lidhje me Buxhetimin e Përgjegjshëm Gjinor (BPGj);
Të posedojnë shkathtësi në komunikim dhe punë ekipore;
Të kenë interesim për të kontribuar për ndryshimin dhe zbatimin e politikave ekonomike drejt barazisë gjinore në Kosovë dhe rajon.

Nëse i keni këto aftësi dhe interese, ju lutem dërgoni CV-në tuaj dhe Letrën Motivuese në jobs@womensnetwork.org deri me 23 Maj.

Misioni i Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK) është që të përkrahë, të mbrojë dhe të promovojë të drejtat dhe interesat e grave dhe vajzave në të gjithë Kosovën, pavarësisht nga përkatësia e tyre politike, fetare, etnike, mosha, niveli i arsimit, orientimi seksual dhe aftësia. RrGK e realizon këtë mision përmes shkëmbimit të përvojës dhe informatave, partneriteteve dhe rrjetëzimit, hulumtimeve, dhe avokimit.