Praktikant/e për zhvillimin e aplikacioneve të biznesit

64x64 ipko
IPKO
Publikuar më
29/03/2021
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Praktikanti/ja për  zhvillimin e aplikacioneve të biznesit- do t’i ketë këto përgjegjësi:

  • Asiston në projektim, zhvillim dhe zgjidhje teknike lidhur me mbështetjen për klientë për ndër shkallëzime më komplekse me sistemet e mbështetjes afariste.
  • Asiston në mbështetje dhe implementime më komplekse të platformave për mbështetje afariste.
  • Hulumton, raporton dhe zgjidh problemet në aplikacione.
  • Asiston për auditim dhe mirëmbajtje parandaluese të sistemeve për mbështetje afariste.
  • Asiston për të kryer planifikimin e proceseve adekuate, dokumentimeve dhe procedurave të tjera të lidhura me teknologjinë informative.

Për t’u konsideruar për këtë pozitë, kandidati duhet të ketë shkathtësitë, njohuritë dhe cilësitë si në vijim:

  • Njohuri bazike për mirëmbajtje të sistemeve për mbështetje të biznesit.
  • Njohuri bazike të: PHP, HTML, XML, zhvillimit të bazave të të dhënave, oracle, MySQL, MSSQL, sistemet Windows dhe Linux.
  • Njohje bazike në fushën e Teknologjisë Informative.
  • Shkathtësi të shkëlqyera analitike.
  • Aftësi për të punuar në një mjedis ekipor me ndryshime të shpeshta dhe dinamike të detyrave dhe
  • Aftësi për t’i  kushtuar vëmendje detajeve dhe për të siguruar saktësinë e raporteve dhe të të dhënave.
  • Njohuri të gj. shqipe dhe angleze në të folur dhe të shkruar

Edukimi i kërkuar: Student ose Bachelor në Teknologji Informative, Shkenca Kompjuterike.

Kandidati i suksesshëm do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë.

Vendi i punes: Prishtinë

Afati i fundit për aplikim është data 30 mars 2021

Apliko online.

Listime të ngjashme