
TEB
Përshkrimi
Mundësi Praktike
Banka TEB është një ndër bankat me reputacionin më të mirë për sa i përket zhvillimit të punëtorëve të vet në afarizmin bankar duke pasur si bazë zhvillimet dhe edukimet e BNP Paribas në formimin e karrierës dhe trajnimeve të punëtorëve në grupin e vet.
TEB tani po kërkon student në fazën e fundit të studimeve apo të diplomuar për t’u angazhuar si Praktikant për KYC për degën në Zyren Qendrore.
Përgjegjësi e praktikantit/es është:
- Të jetë përgjegjës per te gjitha thirrjet që do te behen per rishikimin e profilit te klientit,
- Të asistoj klientët në çdo kërkesë apo problem që mund të kenë ne lidhje me rishikimin e profilit; i qetë dhe i kujdesshëm gjithmonë t’u ofroj këshilla profesionale.
- Në bazë të kërkesave të bankës që shfaqen bën thirrje tek klientët, qoftë për t’i njoftuar pë produkte apo shërbime të reja apo edhe për informata tjera administrative.
- Monitoron proceset dhe procedurat në qendrën e thirrjeve dhe rekomandon zgjidhjen më të mirë me të re dhe funksionale
- Detyra tjera sipas nevojës
Kualifikimet e kërkuara:
- Të jetë së paku në vitin e fundit të studimeve në administrim biznesi, ekonomi ose ekuivalente.
- Të kuptoj ambientin e biznesit, trendet dhe zhvillimet specifike te tij.
- T’i kuptoj produktet dhe shërbimet bankare.
- Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese .
- Të ketë imazh profesional, etikë dhe sjellje të mira.
- Njohuri të mira të MS Office.
- Efikas në punë ekipore.
- Aftësi të shkëlqyera të gjuhës angleze.
Linku për aplikim është : https://recruitment.teb-kos.com/rc/. Afati i fundit për aplikim është 21.02.2022. Aplikacionet e pakompletuara nuk do të konsiderohen. Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.