Praktikant/e në Zyrën Mbështetëse

ipko e1640271171172
IPKO
Publikuar
18/05/2022
Skadon
25/05/2022
Lokacioni
Prishtinë
Kategoria
Lloji

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

Praktikanti/ja në Zyrën Mbështetëse do t’i ketë këto përgjegjësi:

  • Siguron futjen me kohë dhe në bazë të procedurave të të dhënave për të gjitha shërbimet,.
  • Rregullon llogaritë e klientëve, kur kërkohet, bazuar në aprovimet paraprake nga menaxhmenti.
  • Kryen procedurat e kërkesës për pagesën e borxhevedhe të inkasimit të pagesave dhe merret me ankesat e klientëve me kohë dhe sipas procedurave.
  • Ndihmon KA-në me faturat dhe u ofron atyre informata të përgjithshme për llogaritë në lidhje me klientët e tyre.
  • Merret me proceset e regjistrimit të klientëve nga distributorët e autorizuar.
  • Kryen të gjitha detyrat e tjera të përcaktuara nga menaxheri/ja në kuadër të fushës së përgjegjësisë.

Për t’u konsideruar për këtë pozitë, kandidati duhet të ketë përvojën, shkathtësitë, njohuritë dhe cilësitë si në vijim:

  • Njohuri në baza të të dhënave; shkathtësi të avancuara në kompjuter
  • Shkathtësi të fuqishme analitike.
  • Aftësi për të komunikuar me punonjësit dhe kontaktet e ndryshme afariste në mënyrë profesionale dhe me mirësjellje.
  • Aftësi për t’iu kushtuar vëmendje detajeve si dhe për të siguruar saktësinë e raporteve dhe të dhënave.
  • Aftësi për të punuar nën presion.
  • Njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës shqipe, angleze
  • Motivim për të përfituar njohuri të reja përgjatë programit të praktikes
  • Student/e ose i/e sapo diplomuar

Kandidati/ja i/e suksesshëm do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë.

Vendi i punes: Prishtinë

Afati i fundit për aplikim është data 25.05.2022.

Shpalljet e ngjashme

Doktor/e i/e Mjekësisë   Dragash e re
30/06/2022
27/06/2022