Praktikant/e në HelpDesk

64x64 ipko
IPKO
Publikuar më
09/06/2020
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Praktikanti/ja në HelpDesk – Teknologjisë Informative i raporton Udhëheqësit në HelpDesk dhe do t’i ketë këto përgjegjësi:

  • Ofron mbështetje teknike, diagnozim dhe këshillim përmes telefonit, e-mailit ose në ueb faqe për klientët e brendshëm.
  • Pastrimin e pajisjeve, instalimin e ri / instalimit të pajisjeve sipas nevojës, riinstalimin e PC-ve që kanë probleme, regjistrimin e aseteve
  • Kontrollon/ verifikon pajisjet e kthyera për ripërdorim ose largim nga përdorimi
  • Mirëmban një regjistër për çdo problem të vërejtur në softuer ose harduer.
  • Menaxhon vlerësimin e inventarit, dokumentacionin dhe procedurat e tjera në Help desk.
    Kryen çdo detyrë/të gjitha detyrat e tjera që përcaktohen nga menaxheri në kuadër të fushës së përgjegjësisë.
  • Për t’u konsideruar për këtë pozitë, kandidati/ja duhet të ketë përvojën, shkathtësitë, njohuritë dhe cilësitë si në vijim:
  • Certifikatë Microsoft
  • Mbështetje teknike të TI-së
  • Njohuri të shkëlqyera të gjuhës shqipe dhe angleze.
  • Shkathtësi në komunikim me gojë dhe me shkrim.
  • Aftësi për të organizuar detyra të shumëfishta dhe për caktimin e prioriteteve.
  • Aftësi për të komunikuar me punonjësit dhe kontaktet e ndryshme afariste në mënyrë profesionale dhe me mirësjellje.
  • Aftësi për të punuar në ekip.

Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë.

Vendi i punës: Prishtinë

Afati i fundit për aplikim është data 18.06.2020

Apliko online.