
IPKO
Përshkrimi
Praktikant/e në Financa
Praktikanti/ja në Departamentin e Financave do t’i ketë këto përgjegjësi:
- Skanimi i Faturave dhe dokumenteve te ngjashme
- Fajllimi dhe evidentimi i Faturave dhe i dokumenteve te ngjashme
- Kryen të gjitha detyrat e tjera të përcaktuara nga menaxheri/ja në kuadër të fushës së përgjegjësisë.
Për t’u konsideruar për këtë pozitë, kandidati duhet të ketë përvojën, shkathtësitë, njohuritë dhe cilësitë si në vijim:
- Shkathtësi të avancuara në kompjuter; njohuri te Microsoft Office
- Shkathtësi analitike.
- Aftësi për të komunikuar në mënyrë profesionale dhe me mirësjellje.
- Aftësi për t’iu kushtuar vëmendje detajeve si dhe për të siguruar saktësinë e raporteve dhe të dhënave.
- Aftësi për të punuar nën presion.
- Njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës shqipe, angleze
- Motivim për të përfituar njohuri të reja përgjatë programit të praktikes
- Student/e ose i/e sapo diplomuar
Kandidati/ja i/e suksesshëm do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë.
Vendi i punes: Prishtinë
Afati i fundit për aplikim është data 26.05.2022