
IPKO
Përshkrimi
Praktikanti/ja do t’i ketë këto përgjegjësi:
- Ofron mbështetje ligjore në kuadër të Zyrës Ligjore dhe të Rregullatorit;
- Asiston në kryerjen e detyrave administrative në kuadër të Zyrës Ligjore dhe të Rregullatorit;
- Raporton në baza javore tek mbikëqyrësi/ja, për detyrat e realizuara, në kuadër të përgjegjësive që u janë caktuar.
Për t’u konsideruar për këtë pozitë, kandidati duhet të ketë përvojën, shkathtësitë, njohuritë dhe cilësitë si në vijim:
- Njohuribazë për legjislacionin dhe çështjet ligjore në Kosovë;
- Shkathtësi të avancuara në kompjuter; njohuri te Microsoft Office;
- Shkathtësi analitike;
- Aftësi për të komunikuar në mënyrë profesionale dhe me mirësjellje;
- Njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës shqipe në të shkruar dhe në folur, njohuri të gjuhës angleze e dëshirueshme;
- Motivim për të përfituar njohuri të reja përgjatë programit të praktikes;
- Në përfundim të studimeve universitare ose sapo diplomuar.
Kandidati/ja i/e suksesshëm do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë.
Vendi i punes: Prishtinë
Afati i fundit për aplikim është data 29.05.2022.