
IPKO
Përshkrimi
Praktikanti/ja në Burimet Njerëzore do t’i ketë këto përgjegjësi:
- Ndihmon me administrimin e operacioneve të përditshme të departamentit të burimeve njerëzore
- Kryen skanimin dhe fajllimin e dokumenteve
- Ndihmon në mirëmbajtjen e regjistrave të punonjësve
- Kryen të gjitha detyrat e tjera të përcaktuara nga menaxheri në kuadër të fushës së përgjegjësisë.
Për t’u konsideruar për këtë pozitë, kandidati/ja duhet të ketë përvojën, shkathtësitë, njohuritë dhe cilësitë si në vijim:
- Duhet te jete student ose te ketë diplomë universitare
- Shkathtësi të avancuara kompjuterike; Microsoft Office.
- Njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës shqipe, angleze.
- Shkathtësi në komunikim verbal dhe me shkrim.
- Aftësi për të komunikuar me punonjësit dhe kontaktet e ndryshme afariste në mënyrë profesionale dhe me mirësjellje.
- Aftësi për të punuar nën presion të vazhdueshëm.
- Aftësi për të punuar në ekip dhe shkathtësi të fuqishme ndërpersonale.
- Nivel të lartë të motivimit dhe në gjendje të punojë shpejt dhe në mënyrë efektive.
Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë.
Vendi i punës: Prishtinë
Afati i fundit për aplikim është data 29.05.2022