Praktikant/e – Ndihmës Analist i Portfolios së Korporatave

teb bank kosovo
TEB
Publikuar
02/06/2022
Skadon
08/06/2022
Lokacioni
Prishtinë
Kategoria
Lloji

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

Mundësi Praktike

TEB një ndër bankat më me renome në Kosovë dhe është pjesë e brend-it të mirënjohur bankar në Turqi e mbështetur në fuqinë ndërkombëtare të BNP Paribas.

TEB kërkon kandidatë të kualifikuar për pozitën Praktikant - Ndihmës Analist i Portfolios së Korporatave në Degën e Korporatës në Cagllavicë.

Përgjegjësitë:

Nën mbikëqyrjen e eprorit direkt dhe me qëllim të fitim të njohurive profesionale, Praktikanti do të marr pjesë në:

  • Të prezantojë dhe të shesë produktet dhe shërbimet tona për klientët tanë të mundshëm.
  • Të veprojë sipas procedurave të brendshme të bankës lidhur me Njihe Klientin Tënd për Klientët Komercial dhe të Korporatave.
  • Të bëjë vizita të klientëve lidhur me NjKT (Njihe Klientin Tënd)
  • Të kryejë detyrat që mund të caktohen nga Divizioni Komercial dhe i Korporatave.
  • Të formojë numrin e klientit dhe kompletojë të gjitha dokumentet e kërkuara nga Departamenti i Pajtueshmërisë.
  • Ai/ajo siguron që të mbajë të gjitha dokumentet që lidhen me pozicionin e tij / saj në përputhje me rregulloret e Bankës dhe aplikimet.
  • T’i asistoj zyrtarët e portfolios komeriale në punët e përditshme.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Preferohet diplomë e Universitetit Ekonomik ose e Administrim Biznesit
  • Të kuptoj ambientin e biznesit, trendet dhe zhvillimet specifike të tij
  • T’i kuptoj produktet dhe shërbimet bankare
  • Preferohen njohuri të përgjithshme të sistemit bankar
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese me klientë të brendshëm/jashtëm
  • Njohuri të mira të MS Office
  • Efikas në punë ekipore
  • Aftësi të shkëlqyera të gjuhës angleze
  • Leje të vozitjes

Ofrohet kontratë praktike me gjashtë muaj kohëzgjatje.

Aplikimi duhet të bëhet online përmes web faqes së bankës www.teb-kos.com. Ju lutemi klikoni tek Mundësi Punësimi dhe pastaj tek linku: https://recruitment.teb-kos.com/rc/. Afati i fundit për aplikim është 08.06.2022. Aplikacionet e pakompletuara nuk do të konsiderohen. Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

Shpalljet e ngjashme

Praktikant/e (30)   Kosovë
23/06/2022
23/06/2022
Praktikant/e (8)   Prishtinë
20/06/2022