
Përshkrimi
TEB një ndër bankat më me renome në Kosovë dhe është pjesë e brend-it të mirënjohur bankar në Turqi e mbështetur në fuqinë ndërkombëtare të BNP Paribas.
TEB kërkon kandidatë të kualifikuar për pozitën Praktikant - Ndihmës Analist i Portfolios së Korporatave në Degën e Gjilanit.
Përgjegjësitë:
Nën mbikëqyrjen e eprorit direkt dhe me qëllim të fitim të njohurive profesionale, Praktikanti do të marr pjesë në:
- Të prezantojë dhe të shesë produktet dhe shërbimet tona për klientët tanë të mundshëm.
- Të veprojë sipas procedurave të brendshme të bankës lidhur me Njihe Klientin Tënd për Klientët Komercial dhe të Korporatave.
- Të bëjë vizita të klientëve lidhur me NjKT (Njihe Klientin Tënd)
- Të kryejë detyrat që mund të caktohen nga Divizioni Komercial dhe i Korporatave.
- Të formojë numrin e klientit dhe kompletojë të gjitha dokumentet e kërkuara nga Departamenti i Pajtueshmërisë.
- Ai/ajo siguron që të mbajë të gjitha dokumentet që lidhen me pozicionin e tij / saj në përputhje me rregulloret e Bankës dhe aplikimet.
- T’i asistojë zyrtarët e portfolios komeriale në punët e përditshme.
Kualifikimet e kërkuara:
- Preferohet diplomë e Universitetit Ekonomik ose e Administrim Biznesit
- Të kuptoj ambientin e biznesit, trendet dhe zhvillimet specifike të tij
- T’i kuptoj produktet dhe shërbimet bankare
- Preferohen njohuri të përgjithshme të sistemit bankar
- Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese me klientë të brendshëm/jashtëm
- Njohuri të mira të MS Office
- Efikas në punë ekipore
- Aftësi të shkëlqyera të gjuhës angleze
- Leje të vozitjes
Ofrohet kontratë praktike me gjashtë muaj kohëzgjatje.
Aplikimi duhet të bëhet online përmes web faqes së bankës www.teb-kos.com Ju lutemi klikoni tek Mundësi Punësimi dhe pastaj tek linku: https://recruitment.teb-kos.com/rc/ Afati i fundit për aplikim është 14.04.2022. Aplikacionet e pakompletuara nuk do të konsiderohen. Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.