Praktikant/e – Krijues/e i/e përmbajtjes së mediave sociale

64x64 ipko
IPKO
Publikuar më
01/06/2021
Qyteti
Prishtinë
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Praktikanti/ja i raporton Menaxherit të Komunikimit në Marketing dhe do t’i ketë këto përgjegjësi:

  • Shkrimi, rishikimi, redaktimi dhe azhurnimi i përmbajtjes për faqet e internetit të kompanive, bloget, materialet e marketingut dhe platforma të ngjashme.
  • Kryerja e hulumtimeve dhe intervistave për të mësuar më shumë rreth trendeve aktuale, zhvillimeve dhe perceptimeve në lidhje me temën, dhe pastaj kontekstualizimi i gjetjeve tuaja.
  • Asistimi i ekipit krijues me hartimin e materialeve promovuese.
  • Përdorimi i mediave sociale për të angazhuar konsumatorët, për t’iu përgjigjur pyetjeve ose ankesave dhe për të promovuar iniciativat e ndërmarrjeve.
  • Bashkëpunimi me departamentet e brendshme për të vendosur objektivat e fushatës, për të përfunduar detyrat dhe për të identifikuar dhe zgjidhur problemet.
  • Monitorimi i matjeve të mediave sociale dhe faqeve të internetit të kompanive.
  • Përdorimi i metodave SEO për të rritur trafikun e faqes.
  • Sugjerimi i mënyrave të reja për të promovuar ofertat e ndërmarrjeve dhe për të arritur te konsumatorët.

Për t’u konsideruar për këtë pozitë, kandidati/ja duhet të ketë përvojën, shkathtësitë, njohuritë dhe cilësitë si në vijim:

  • Duhet te jete student/e ose te ketë diplome universitare ne marketing ose fushe te ngjashme
  • Shkathtësi të avancuara kompjuterike, i/e fokusuar në klientë, njohuri të shkëlqyeshme të platformave dhe softuerëve që përdoren.
  • Një kuptim i praktikave më të mira të SEO.
  • Demonstroni përsosmëri në shkrim, korrigjim dhe redaktim.
  • Shkathtësi të shkëlqyera kërkimore, organizative dhe menaxhuese të kohës.
  • Aftësi të forta dëgjimi dhe komunikimi.
  • Njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës shqipe, angleze; njohja e gjuhëve të tjera përbën përparësi. Shkathtësi në komunikim verbal dhe me shkrim.
  • Aftësi për të marrë vendime të qëndrueshme duke përdorur informacionet në dispozicion si dhe duke ruajtur konfidencialitetin.
  • Aftësi për të komunikuar me punonjësit dhe kontaktet e ndryshme afariste në mënyrë profesionale dhe me mirësjellje.
  • Aftësi për të punuar nën presion të vazhdueshëm.
  • Aftësi për të punuar në ekip dhe shkathtësi të fuqishme ndërpersonale.
  • Qasje të këndshme dhe pozitive në komunikim
  • Nivel të lartë të motivimit dhe në gjendje të punojë shpejt dhe në mënyrë efektive.

Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë.

Vendi:
Prishtinë

Afati i aplikimit:
06/06/2021

Apliko online.