Praktikant/e i/e Zgjidhjeve të Biznesit

teb bank kosovo
TEB ShA
Publikuar më
23/11/2021
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

Mundësi Praktike

TEB një ndër bankat më me renome në Kosovë është pjesë e brend-it të mirënjohur bankar në Turqi e mbështetur në fuqinë ndërkombëtare të BNP Paribas.

TEB tani po kërkon kandidatë të kualifikuar për pozitën:

Praktikant i Zgjidhjeve të Biznesit për Zyrën Qendrore

Kualifikimet e kërkuara:

  • Të ketë shkollim në MIS ose Inxhinieri Kompjuterike ose Administrim Biznesi,
  • Të ketë aftësi të komunikimit me shkrim dhe verbal, duke përfshirë aftësitë teknike të të shkruarit,
  • Të kuptuarit e koncepteve të inxhinierisë së sistemeve,
  • Njohuri të teknikave dhe metodave te modelimit,
  • Aftësi të mendimit analitik dhe zgjidhjes së problemit,
  • Të jetë i orientuar në detaje dhe i aftë të gjenerojë nivel të lartë të saktësisë,
  • Aftësi të ofrimit të lehtësirave,

Përshkrimi i pozitës:

  • Kuptimi, përcaktimi i nevojave të biznesit ose problemeve të biznesit dhe rekomandimi i zgjidhjeve që u shtojnë vlera palëve të interesuara,
  • Të veprosh si një ndërlidhës midis ekipeve të zhvillimit të softuerit dhe njësive të biznesit,
  • Dokumentimi i nevojave të projektit duke përdorur mjete dhe teknika të ndryshme të analizës së biznesit,
  • Marrja e kërkesave të biznesit nga njësitë e biznesit duke punuar ngushtë me to dhe përkthimi i tyre në rezultate të tilla si rastet e përdorimit, historitë e përdoruesve, proceset e punës dhe diagramet,
  • Përcaktimi i rasteve të testimit, kryerja e testeve të pranimit të përdoruesit dhe plotësimi i kërkesave të tranzicionit për projektet e zhvillimit të softuerit,
  • Interesim për teknologjitë Mobile, E-banking dhe Pagesat me Kartela.

Aplikimi duhet të bëhet online përmes web faqes së bankës www.teb-kos.com Ju lutemi klikoni tek Mundësi Punësimi dhe pastaj tek linku: https://recruitment.teb-kos.com/rc/ 

Afati i fundit për aplikim është 30.11.2021. Aplikacionet e pakompletuara nuk do të konsiderohen. Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

Listime të ngjashme

14/01/2022