Praktikant/e i/e Shitjes në Terren

64x64 ipko
IPKO
Publikuar më
07/04/2021
Qyteti
Suharekë
Kategoria
Shitje  
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Praktikanti/ja i/e Shitjes në Terren do t’i ketë këto përgjegjësi:

  • Përgjegjës/e për të shkuar derë më derë nëpër lagje dhe rrethinat e ndryshme për shitjen, promovimin dhe shërbimin e produkteve të IPKO-s, duke demonstruar/prezantuar produktet tona si dhe cilat janë përfitimet/benefitet e klientit.
  • Shitja e SIM Kartelave në vendet ku nuk jemi prezent me dyqane dhe pikat shpërndarëse e sidomos në vendet rurale.
  • Kryerja e pagesave me para të gatshme dhe pagesave në bankë. Përgjegjës/se për paratë e gatshme gjatë orarit te punës.
  • Kryerja e bilancit të shitjeve ditore dhe pagesave duke informuar udhëheqësin e ekipit për procedurat e mëtutjeshme.
  • Organizimi dhe regjistrimi i të gjitha informatave të nevojshme në sistemin e softuerit të IPKO’s.
  • Mbështetja e Departamentit të Shitjes dhe Marketingut në të gjitha aspektet e punës së tyre.
  • Merret me shitjet, kontratat qe kanë të bejnë me çështjet e instalimit dhe çdo çështje tjetër lidhur me nevojat e klientit.
  • Njofton mbikqyrësin për çdo llojë kërkese (për zgjerim të rrjetës HFC).
  • Përpilon listat/kërkesat e klientëve për nënshkrimin e kontratave të
  • Kryen çdo/të gjitha detyrat e tjera të përcaktuara nga menaxheri/mbikëqyrësi në kuadër të fushës së përgjegjësisë.

Për t’u konsideruar për këtë pozitë, kandidati/ja duhet të ketë përvojën, shkathtësitë, njohuritë dhe cilësitë si në vijim:

  • Njohuri të shkëlqyera për: teknikat e shitjes, parimet dhe metodat e prezantimit, promovimit dhe shitjes së produkteve.
  • Aftësi të shkëlqyeshme për të mbyllur një kontratë  te suksesshme në terren dhe  njohuri të përgjithshme për të gjitha produktet e IPKO-s dhe për tu përgjigjur në mënyrë efektive për pyetjet nga klientët, punëtoret dhe menaxherët.
  • Njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës shqipe dhe angleze.
  • Shkathtësi në komunikim me gojë dhe me shkrim.
  • Aftësi për t’iu kushtuar vëmendje detajeve dhe për të siguruar saktësinë e raporteve dhe të të dhënave.
  • Përvojë në shitje minimum 1 vit.

Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë.

Vendi i punës: Therandë

Afati i fundit për aplikim është data 13.04.2021.

⇒ Apliko online.

Listime të ngjashme

07/04/2021
07/04/2021
07/04/2021