
Përshkrimi
Në bazë të nenit 31 paragrafi 1 nën paragrafi 1.5 të Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës Nr. 06/L-056, nenit 16 të Ligjit të Punës Nr. 03/L-212, nenit 33 të Rregullores për Organizimin e Brendshëm dhe Funksionimin e Prokurorit të Shtetit Nr. 11/2015, lidhur me pranimin e praktikantëve vullnetarë, për periudhën një (1) vjeçare në Prokurorin e Shtetit, Sekretariati i Këshillit Prokurorial të Kosovës, shpallë këtë:
K O N K U R S
Nr. 01/2022
Për praktikantë vullnetarë si në vijim:
Nr. | INSTITUCIONI | Numri i Praktikanteve
1. Sekretariati i Këshillit Prokurorial të Kosovës | 2
2. Prokuroria e Apelit | 4
3. Prokuroria Themelore Ferizaj | 5
GJITHSEJ: 11
Detyrat kryesore të praktikantit/es:
- Kryen detyra të caktuara nga kryeprokurori, prokurori dhe administratori. Ndihmon kryeprokurorin, prokurorin dhe administratorin e prokurorisë si dhe kryen pune të tjera në koordinim me zyrtarët e prokurorisë.
Kualifikimet:
- Diplomë Universitare të Fakultetit Juridik.
Aftësitë dhe Shkathtësitë e kërkuara:
- Njohuri të procedurave administrative, penale, etj;
- Aftësi për kryerjen e hulumtimeve ligjore;
- Aftësi për përgatitjen e akteve juridike;
- Aftësi të punës me kompjuter;
- Shkathtësi komunikimi.
Dokumentet për aplikim:
- Diploma e Fakultetit Juridik (studimet themelore);
- Certifikata që nuk jeni nën hetime, jo më e vjetër se 6 muaj;
- Letër motivuese;
- Letërnjoftimi i Republikës së Kosovës (kopje).
VËREJTJE:
Konkursi është i hapur pesë (8) ditë nga dita e publikimit më datën: 07.02.2022 dhe mbyllet me datë 14.02.2022.
Kërkesa (aplikacioni) për praktikë vullnetare gjendet ne Web: www.prokuroria-rks.org
Forma e aplikimit:
Aplikimi bëhet në mënyre elektronike, pas plotësimit, aplikacionit i bashkëngjitni dokumentet e skanuara të cilat kërkohen sipas konkursit ne formatin PDF, dokumentacioni dërgohet në posten elektronikë: burimet.njerezore@rks-psh.org, ku me pas ju do te pranoni konfirmimin për dërgesën e aplikacionit tuaj ne mënyre elektronike.
Aplikacionet pas skadimit të afatit të konkursit të lartcekur nuk pranohen.