Praktikant/e (5)

kpk e1623864352872
Prokuroria Themelore Ferizaj
Publikuar
07/02/2022
Skadon
14/02/2022
Lokacioni
Ferizaj
Lloji

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

Në bazë të nenit 31 paragrafi 1 nën paragrafi 1.5 të Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës Nr.  06/L-056, nenit 16 të Ligjit të Punës Nr. 03/L-212, nenit 33 të Rregullores për Organizimin e  Brendshëm dhe Funksionimin e Prokurorit të Shtetit Nr. 11/2015, lidhur me pranimin e  praktikantëve vullnetarë, për periudhën një (1) vjeçare në Prokurorin e Shtetit, Sekretariati i  Këshillit Prokurorial të Kosovës, shpallë këtë: 

K O N K U R S 

Nr. 01/2022 

Për praktikantë vullnetarë si në vijim: 

Nr.  | INSTITUCIONI  | Numri i Praktikanteve

1. Sekretariati i Këshillit Prokurorial të Kosovës  | 2
2. Prokuroria e Apelit  | 4
3. Prokuroria Themelore Ferizaj  | 5

GJITHSEJ:  11

Detyrat kryesore të praktikantit/es: 

  • Kryen detyra të caktuara nga kryeprokurori, prokurori dhe administratori. Ndihmon kryeprokurorin, prokurorin dhe administratorin e prokurorisë si dhe kryen pune të tjera në koordinim me zyrtarët e prokurorisë.

Kualifikimet:  

  • Diplomë Universitare të Fakultetit Juridik.

Aftësitë dhe Shkathtësitë e kërkuara: 

  • Njohuri të procedurave administrative, penale, etj;
  • Aftësi për kryerjen e hulumtimeve ligjore;
  • Aftësi për përgatitjen e akteve juridike;
  • Aftësi të punës me kompjuter;
  • Shkathtësi komunikimi.

Dokumentet për aplikim: 

  • Diploma e Fakultetit Juridik (studimet themelore);
  • Certifikata që nuk jeni nën hetime, jo më e vjetër se 6 muaj;
  • Letër motivuese;
  • Letërnjoftimi i Republikës së Kosovës (kopje).

VËREJTJE: 

Konkursi është i hapur pesë (8) ditë nga dita e publikimit më datën: 07.02.2022 dhe mbyllet me  datë 14.02.2022.

Kërkesa (aplikacioni) për praktikë vullnetare gjendet ne Web: www.prokuroria-rks.org

Forma e aplikimit: 

Aplikimi bëhet në mënyre elektronike, pas plotësimit, aplikacionit i bashkëngjitni dokumentet e  skanuara të cilat kërkohen sipas konkursit ne formatin PDF, dokumentacioni dërgohet në posten  elektronikë: burimet.njerezore@rks-psh.org, ku me pas ju do te pranoni konfirmimin për  dërgesën e aplikacionit tuaj ne mënyre elektronike.

Aplikacionet pas skadimit të afatit të konkursit të lartcekur nuk pranohen.

Shpalljet e ngjashme

Praktikant/e në Financa   Prishtinë e re
20/05/2022
20/05/2022
18/05/2022
16/05/2022