Praktikant/e (3)

kosovo logo 150x150 1 e1604661172151
Agjencia për Pronësi Industriale
Publikuar
03/02/2022
Skadon
20/02/2022
Lokacioni
Prishtinë
Kategoria
Lloji

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

Mbështetja për Agjencinë për Pronësi Industriale:

2 Praktikant në cilësinë e Ekspertëve Ligjor si pjesë e grupit punues për Marka Tregtare në Agjencinë për Pronësi Industriale

DEFINICIONI I PROJEKTIT

Komponenta 2, Aktiviteti 2.1.1 – Forcimi i Kapaciteteve Institucionale dhe Administrative – Mbështetja për Agjencinë për Pronësi Industriale

OBJEKTIVAT

Agjencia për Pronësisë Industriale është organ qëndror administrativ në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), e cila është përgjegjëse për mbrojtjen ligjore të patentave, markës tregtare, dizajnit industrial, treguesit gjeografik dhe emërtimit të origjinës dhe topografive të qarqeve të integruara.

Agjencia për Pronësi Industriale aktualisht është duke kryer procedurat për ekzaminimin e markës tregtare lidhur me legjislacionin në fuqi në Kosovë. Agjencia për Pronësi Industriale ka nevojë për mbështetje në shqyrtimin dhe trajtimin e kundërshtimeve të bëra për aplikimet për markat tregtare.

RAPORTIMI

Raporti mujor

DETYRAT

Praktikanti/ja – eksperti/ja ligjor/e i/e Agjencisë për Pronësi Industriale për markat tregtare ka këto detyra:

  • Shqyrtimi i kërkesave për kundërshtime të markave në përputhje me legjislacionin në fuqi,
  • Përgatit korrespondencën ligjore me aplikantët dhe palët kundërshtare; duke respektuar afatet e përcaktuara në legjislacionin përkatës në fuqi,
  • Koordinohet me ekspertë të tjerë të angazhuar për regjistrimin dhe kundërshtimin e markave tregtare, procedurat pas regjistrimit,
  • Raporton dhe merr përsipër detyrat përkatëse të dhëna nga Drejtori i Agjencisë për Pronësi Industriale.

PROFILI

Praktikanti/ja duhet të ketë në minimum, këtë profil:

  • Diplomë universitare në, drejtësi, ekonomi, administrim biznesi;
  • Së paku 6 muaj përvoj pune;
  • Njohuri për markat tregtare dhe procedurat e regjistrimit, përfshirë edhe procedurat e kundërshtimit;
  • Eksperiencë në të drejtat e Pronësisë Intelektuale;
  • Aftësi për të draftuar raporte ligjore të strukturuara;
  • Njohuri të Gjuhës Angleze (konsiderohet përparësi).

KOHËZGJATJA

Kohëzgjatja e kontratës është 6 muaj.

APLIKONI NË

Email: avdi.f.krasniqi@rks-gov.net
Tel: 038-200-36554

Afati për aplikim: 20/02/2022
Mbështetja për Agjencinë për Pronësi Industriale:

1 Praktikant/e në cilësinë e Asistentit/ës Administrativ/e në Agjencinë për Pronësi Industriale

DEFINICIONI I PROJEKTIT

Komponenta 2, Aktiviteti 2.1.1 – Forcimi i Kapaciteteve Institucionale dhe Administrative – Mbështetja për Agjencinë për Pronësi Industriale

OBJEKTIVAT

Agjencia për Pronësisë Industriale është një organ qendror administrativ në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), e cila është përgjegjëse për mbrojtjen ligjore të patentave, markës tregtare, dizajnit industrial, treguesit gjeografik dhe emërtimit të origjinës dhe topografive të qarqeve të integruara.

Agjencia për Pronësi Industriale aktualisht është duke kryer procedurat për ekzaminimin e markës tregtare lidhur me legjislacionin në fuqi në Kosovë. Agjencia e IP-së ka nevojë për mbështetje në shqyrtimin dhe trajtimin e kundërshtimeve të bëra për aplikimet për markat tregtare.

RAPORTIMI

Raporti mujor

DETYRAT

Praktikanti/ja – Asistenti/ja administrativ/je i/e Agjencisë për Pronësi Industriale ka këto detyra:

  • Ndihmon në detyrat administrative për procedurat para dhe pas regjistrimit të markave tregtare,
  • Përgatit korrespondencën përkatëse për aplikantët dhe palët e tjera; nën mbikëqyrjen e Drejtorit të Agjencisë për Pronësi Industriale,
  • Koordinohet me stafin tjetër të Agjencisë për Pronësi Industriale në kryerje e detyrave administrative,
  • Raporton dhe merr përsipër detyrat përkatëse të dhëna nga Drejtori i Agjencisë për Pronësi Industriale

PROFIL

Praktikanti/ja duhet të ketë në minimum, këtë profil:

  • Diplomë universitare në ekonomi, administrim biznesi ose në ndonjë drejtim tjetër relevant;
  • Së paku 6 muaj përvoj pune;
  • Njohuri të të drejtave të Pronësisë Intelektuale;
  • Njohuri të Gjuhës Angleze (konsiderohet përparësi).

KOHËZGJATJA

Kohëzgjatja e kontratës është 6 muaj

APLIKONI NË

Email: avdi.f.krasniqi@rks-gov.net
Tel: 038-200-36554
Afati për aplikim: 20/02/2022