Postë Shpërndarës

Skenderaj YellowPagesKosovo 2666894972 e1604661197132
Komuna e Skenderajt
Publikuar më
13/08/2021
Qyteti
Skenderaj
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Duke u bazuar në nenin 67 dhe 68 të Ligjit për Zyrtaret Publik nr.067L-114, si dhe në bazë të nenit 8 të Ligjit të Punës nr.03L-212 dhe ne bazë të vendimit nr.02-111701-01-0034870121721 të datës 13.07.2021 Njësia për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore publikon këtë :

KONKURS
PËR PRANIM NË MARRËDHËNIE PUNE

Institucioni : Komuna Skenderaj
Drejtoria : Drejtoria për Administratë
Titulli i vendit të punës : Postë Shpërndarës
Koeficienti : 5
Orari i punës: 40 ore ne jave
Periudha e Kontratës: Me afat të pacaktuar

Përshkrimi i detyrave të punës:

  • Shpërndarja e postës në qytetin e Skenderajt
  • Kryen punët e dërgimit të postës interne dhe të jashtme për të gjitha organet komunale, personat fizik dhe juridik në adresë të të cilëve duhet dorëzuar postën.
  • Për postën e pa dorëzuar me kohë e informon Shefin e Sektorit apo Drejtorin për marrjen e masave adekuate.
  • Kryen edhe punë tjera sipas urdhërit të përgjegjësit të shërbimit ku punon.
  • Për punën e tij i raporton Udhëheqësit të Drejtpërdrejtë,

Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim:

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar kanë përgatitjen e nevojshme shkollore dhe aftësitë fizike që kërkohen për pozitën përkatëse.

Dokumentet e kërkuara :

  • Kopja e Diplomës së Shkollës së Mesme, 2 vite përvoje pune
  • Çertifikatën e Lindjes
  • Kopjen e letërnjoftimit
  • Çertifikatën që nuk është i dënuar dhe nën hetime
  • Çdo dokument tjetër apo certifikatë trajnimi që kandidati e vlerëson të nevojshme që i përshtatet kushteve dhe kritereve të përcaktuara më lartë.
  • Dëshmi mbi njohjen bazike të punës me kompjuter — e dëshirueshme.

Informata të përgjithshme:

Të drejtë për aplikim kanë të gjithë Shtetasit e Republikës së Kosovës.

Aplikacionet merren dhe dorëzohen me dokumentet e kompletuara në zyrën pritëse në Komunën e Skenderajt.

Kërkesat e dërguara pas afatit nuk pranohen si dhe aplikacionet e pakompletuara nuk do te shqyrtohen.

Data e njoftimit në portalin shtetëror https://konkursi.rks-gov.net/  është prej datës 14.07.2021 deri 12.08.2021. Konkursi është i hapur për aplikim 15 ditë , nga data 13.08.2021 deri me 27.08.2021.