Personel Teknik (2)

ferizaj logo
Komuna e Ferizajt
Publikuar më
27/11/2020
Qyteti
Ferizaj
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në bazë të neni 8 të Ligjit të Punës, neni 5, pika c, të Ligjit për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës, Drejtoria e Arsim në Ferizaj shpall:

KONKURS
Për personel teknik:

Në SHFMU “Jeta e Re” në fshatin Greme:
- Një pastrues/e.

Në SHFMU “Gjon Serreçi”, në Ferizaj:
- Një pastrues/e.

Detyrat e punës: Pastruesi

  • Bënë pastrimin dhe mirëmbajtjen e higjienës në institucionin shkollor.
  • Kujdeset për pastrimin e të gjitha lokaleve shkollore, pajisjeve të shkollës si dhe objekteve përcjellëse.
  • Kujdeset për pastrimin dhe mirëmbajtjen e oborrit të shkollës në mbrojtjen e ambientit dhe kultivimit të gjelbërimit.
  • Kryen edhe detyra tjera ,të cilat ia cakton drejtori i shkollës ose sekretari i shkollës.
  • Për vendin e punës për pastrues kërkohet shkolla fillore e mesme e ulët.
  • Kërkesa për aplikim merret dhe dorëzohen në zyrën për shërbimin e qytetarëve, për Drejtorinë e Arsim.

Për aplikim kandidatët duhet të kompletojnë dokumentacionin në vijim:

  • Kërkesën për punësim dhe dokumentacionin si vijon:
  • Dëftesa e shkollës profesionale ose shkollës fillore të mesme të ulët për mirëmbajtës, foksit,
  • Dëftesa e shkollës fillore të mesme të ulët për pastrues,
  • Çertifikatën e lindjes,
  • Letërnjoftimi kopje,
  • Dëshmin që nuk jeni në hetime.

Kontrata zgjatë një vit, nga data e fillimit të punës, me mundësi vazhdimi.

Dokumentet e pakompletuara dhe ato që arrijnë pas afatit, nuk merren në shqyrtim nga komisioni intervistues.

Afati i konkursit është (15) ditë, nga dita e publikimit në tabelën e shpalljeve, në vveb faqe e Komunës dhe në njërën nga mjetet e shkruar të informimit, duke filluar prej datës 26.11.2020, deri më datën 10.12.2020.

Shpallja e plote.

Listime të ngjashme

13/01/2021
Senior Android Developer   Prishtinë
06/01/2021
03/01/2021