Personel i Sigurimit Fizik (7)

bqk logo
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës
Publikuar më
26/11/2020
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Sigurim  
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

SHPALLJE PËR VEND TË LIRË TË PUNËS

  • Titulli: Personel i Sigurimit Fizik (7 pozita)
  • Divizioni: i Sigurimit
  • Departamenti: i Administratës
  • Raporton: Udhëheqësit të Divizionit të Sigurimit
  • Grada: 10

Përmbledhje e Detyrave dhe Përgjegjësive:

  • Ta kuptojë Rregullën e Sigurisë Fizike të BQK-së, vendimet ekzekutive dhe urdhëresat administrative lidhur me sigurinë fizike, dhe t’iu përmbahet me përpikëri atyre;
  • T’iu përmbahet me përpikëri rregullores rreth punëve të përditshme të njësisë së sigurisë fizike;
  • Të jetë vigjilent në mbrojtjen e pasurisë dhe personelit të BQK-s gjatë tërë kohës në detyrë;
  • Të jetë i kujdesshëm dhe të ketë vetëiniciativë në organizimin e pengimit të çfarëdo rreziku që mund t’i kanoset objektit dhe personelit të BQK-s;
  • Të raportojë menjëherë për rastet të cilat paraqesin rrezik eventual ose tentimet e veprimeve të pa autorizuara të futjes në objekt etj. duke bashkëpunuar me Policinë e Kosovës;
  • Të sigurojë që kushtet dhe rrethanat e sigurisë nuk rrezikojnë personelin e BQK-s. Duke respektuar rregullat intervenon në çdo situatë ku punëtori ose vizitori pëson ndonjë aksident, lëndim ose ndonjë humbje të gjësendeve të tyre dhe raporton në mënyrë të menjëhershme dhe adekuate mbikëqyrësin e sigurimit;
  • Të bëjë patrollimin e rregullt të objekteve të BQK-s në mënyrë të vazhdueshme, dhe duke shfrytëzuar të gjitha pajisjet e vëzhgimit dhe alarmet, të sigurojë që në të gjitha hapësirat brenda dhe jashtë objektit çdo gjë është në rregull – parregullsitë/ndryshimet e vërejtura t’i raportojë menjëherë në librin e raporteve;
  • Të sigurojë që evidencat për çfarëdo rasti apo incidenti të mbesin të paprekura deri të arrijnë autoritetet për hulumtimin e tyre;
  • Të kontrollojë në mënyrë të vazhdueshme funksionimin e pajisjeve elektronike të cilat shërbejnë për sigurinë – të raportojë menjëherë te udhëheqësi i DSF-së për çdo parregullsi të vërejtur;
  • Të zbatojë të gjitha kërkesat të dhëna nga Udhëheqësi i Divizionit të Sigurimit, Drejtori i Administratës së Përgjithshme, si dhe Bordi Ekzekutiv, lidhur me sigurinë;

Njohuritë e kërkuara:

  • Diploma e shkollës së mesme;
  • E dëshirueshme njohja e gjuhës angleze dhe të gjuhëve tjera të huaja.

Të gjithë kandidatët duhet të dërgojnë dokumentet e mëposhtme:

  • Formularin zyrtar të BQK-së për aplikim;
  • Kopjet e diplomave, ndërsa diplomat e fituara jashtë Republikës së Kosovës duhet të jenë të njohura/nostrifikuara zyrtarisht nga ana e MASHT-it;
  • Dëshmi mbi identitetin dhe vendbanimin e përhershëm në Kosovë;

Procedura e aplikimit:

  • Afati i fundit për aplikim është 10 dhjetor 2020.
  • Aplikimi mund të bëhet on-line ( https://hris.bqk-kos.org ) përmes faqes zyrtare të BQK- së ose përmes arkivit të BQK-së, nr: 22. Asnjë formë tjetër e aplikimit nuk do të merret parasysh.
  • Formën e aplikacionit mund ta shkarkoni përmes faqes zyrtare bqk-kos.org

Dokumentacionet e pakompletuara nuk do të merren parasysh.

Shpallja e plote.

Listime të ngjashme

20/01/2021
Edukator/e (2)   Drenas
14/01/2021
13/01/2021