Përkthyes/e nga shqipja në anglisht e serbisht dhe anasjelltas

gjykata kushtetuese e1604560690788
Gjykata Kushtetuese
Publikuar më
05/11/2020
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në mbështetje të nenit 12 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Nr. 03/L-121;  në  mbështetje  të  rregullit  19  dhe  20  të  Rregullores  së  punës  Nr.  01/2018  të Gjykatës  Kushtetuese  të  Republikës  së  Kosovës;  si  dhe  në  mbështetje  të  Rregullores  Nr. 04/2015, për Procedurat e rekrutimit, të emërimit dhe të punës provuese të stafit të Gjykatës Kushtetuese, Sekretariati shpall:

KONKURS
Për plotësimin e vendit të punës

  • Pozita: Përkthyes nga shqipja në anglisht e serbisht dhe anasjelltas
  • Kodi: SP-DPP-04-06
  • Numri i pozitave: 1 (një)
  • Kohëzgjatja e emërimit: I karrierës (pa afat)
  • Puna provuese: 1 (një) vit

Përshkrimi i përgjithshëm i pozitës:

Përkthimi me shkrim dhe i atypëratyshëm i teksteve, i materialeve, i shkresave, i dokumenteve dhe i ligjeve nga shqipja, anglishtja e serbishtja dhe anasjelltas, si dhe ofrimi i përkrahjes cilësore për përkthimin, duke u përkujdesur për dukjen e dokumentit të përkthyer në përputhshmëri me dokumentin origjinal, nën mbikëqyrjen e drejtorit të Departamentit të Përkrahjes Profesionale. Përkthimi i atypëratyshëm nga shqipja, anglishtja e serbishtja dhe anasjelltas gjatë takimeve dhe seancave të punës në Gjykatën Kushtetuese.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  1. Përkthen me shkrim materiale dhe dokumente të Gjykatës Kushtetuese nga gjuha shqipe në atë angleze e serbe dhe anasjelltas;
  2. Përkthim i atypëratyshëm gjatë takimeve dhe gjatë seancave të Gjykatës nga gjuha shqipe në atë angleze e serbe dhe anasjelltas;
  3. Përkujdeset për strukturën e fjalëve dhe të fjalive në dokumentet e përkthyera;
  4. Ndihmon dhe bashkëpunon me redaktorët/lektorët e Gjykatës në përcaktimin dhe në harmonizimin e terminologjisë së teksteve të përkthyera;
  5. Ndihmon dhe shoqëron gjyqtarët në takime pune dhe vepron si përkthyes/shpjegues; dhe
  6. Kryen edhe punë të tjera, sipas kërkesës së drejtorit të Departamentit të Përkrahjes Profesionale.

Kualifikimet minimale dhe përvoja e përgjithshme:

  • Përgatitje universitare, preferohet në fushën Filologjike dhe Juridike;
  • Së paku 2 (dy) vjet përvojë përkatëse profesionale në përkthime.

Përkthyesi duhet të jetë energjik, të ketë shkathtësi të mira ndërnjerëzore dhe të jetë i gatshëm të punojë me orar fleksibil të punës. Shkathtësia dhe aftësia në përdorimin e kompjuterit dhe të softuerëve aplikativë, si: MS Word, duke përfshirë përpunimin e avancuar të tekstit, MS Excel dhe MS Outlook, është e domosdoshme.

Informata të përgjithshme për kandidatë

Përcaktimi i pagës, për pozitën e shpallur, bëhet në përputhje me Rregulloren e punës dhe me vendim të Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese ofron mundësi të barabarta punësimi dhe mirëpret aplikacionet nga pjesëtarët e komuniteteve jo shumicë dhe nga kandidatët femra. Politika e përfaqësimit gjinor dhe e të gjitha komuniteteve të Kosovës do të zbatohet gjatë procedurës së rekrutimit në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Procedura e konkurrimit

Kandidatët e interesuar duhet të paraqesin aplikacionin përkatës, të shoqëruar nga një biografi profesionale, një letër motivuese dhe dokumentacionin përkatës për përgatitjen shkollore dhe për përvojën e kërkuar të punës.

Forma e aplikacionit mund të merret në kopje fizike në recepcionin e Gjykatës Kushtetuese dhe mund të shkarkohet nga ueb-faqja e Gjykatës Kushtetuese: www.gjk-ks.org.

Aplikacioni, me të gjitha dokumentet, mund të dërgohet nëpërmjet emailit në adresën: gjk.burimetnjerezore@gjk-ks.org, nëpërmjet shërbimit postar, apo të dorëzohet në Departamentin e Administratës dhe Burimeve Njerëzore të Gjykatës Kushtetuese (DABNJ) në kopje fizike.

Konkursi  mbetet  i  hapur  15  (pesëmbëdhjetë)  ditë  nga  dita  e  publikimit  në  ueb-faqen  e Gjykatës si dhe shpalljes publike duke filluar nga data 5.11.2020 deri më datën 25.11.2020, që konsiderohet ditë e fundit e mbylljes së konkursit.

Data e fundit për pranimin e aplikacioneve është 25/11/2020, deri në ora 16.00. Shënim:

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen.

Shpallja e plote.

Listime të ngjashme