Përkthyes/e – nga gjuha shqipe në gjuhë serbe anasjelltas

zka e1596493841581
Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA)
Publikuar
31/05/2022
Skadon
15/06/2022
Lokacioni
Prishtinë
Kategoria
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

Në mbështetje të nenit 15.2 të Ligjit Nr. 05/L-055 për Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën  Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës, Planit Vjetor të Rekrutimit për vitin 2022 (i  ndryshuar/plotësuar), nenit 6 dhe 7 të Rregullores (ZKA) 03/2021 për Pranimin dhe Karrierën në  Zyrën Kombëtare të Auditimit (shpallur në Gazetën Zyrtare më 16.09.2021); lidhur me nenin 39 të Rregullores (ZKA) 02/2021 Klasifikimin e Vendeve të Punës; si dhe Vendimit të Auditores së  Përgjithshme me Nr. 829 të datës 26.05.2022, Zyra Kombëtare e Auditimit ri shpall: 

KONKURS
për plotësimin e vendit të lirë të punës 

  • Pozita: Përkthyes – nga gjuha shqipe në gjuhë serbe anasjelltas;
  • Numri i referencës: RPSA/ZKA/10-05/22
  • Grada: ZKA-C6
  • Numri i pozitave: Një (1) 
  • Kohëzgjatja e emërimit:Me kohë të pacaktuar 

Detyrat dhe përgjegjësitë: 

  • Ndihmon Udhëheqësin e divizionit në përcaktimin e objektivave dhe hartimin e planeve të  punës; 
  • Bën përkthimin e dokumenteve nga gjuha shqipe në gjuhen serbe dhe anasjelltas sipas  normativit të përcaktuar për një ditë pune. Normativi mesatar për përkthim të dokumenteve  brenda një ditë pune përfshinë mesatarisht 2000 fjalë. 
  • Bënë përkthimin simultan në takime pune, punëtori, konferenca, trajnime dhe në raste të  tjera sipas nevojave të ZKA-së; 
  • Ndihmon në përcaktimin dhe harmonizimin e terminologjisë, për shkresat dhe dokumentet  e përkthyera si dhe saktësinë e tyre me kuptim të qartë dhe në përputhje me normat  gramatikore dhe të sintaksës;  
  • Mban bazën e të dhënave dhe informacioneve lidhur me përkthimet e bëra të të gjitha  dokumenteve; 

Kualifikimet themelore: 

  • Diplomë fakulteti;  
  • Tre (3) vite përvojë pune profesionale prej tyre një (1) vit dëshmi në fushën e përkthimit. 

Informata të përgjithshme për kandidatë:  

Kompensimi i pagës për pozitat e shpallura bëhet në përputhje me rregullat e brendshme të punës  së Zyrës Kombëtare të Auditimit. 

Procedura e Aplikimit: 

Procedura e aplikimit është e hapur për të gjithë kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret e konkursit.  Zyra Kombëtare e Auditimit ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e  Kosovës dhe mirëpret kandidatët nga të gjitha komunitetet në Kosovë. 

Kandidatët duhet t’i dorëzojnë dokumentet e nevojshme, si më poshtë:

  • formularin zyrtar të ZKA-së për aplikim;  
  • kopja e letërnjoftimit të Republikës së Kosovës;  
  • dëshmitë për përgatitjen arsimore dhe përvojën e punës; 
  • dëshmia nga gjykata që nuk është i dënuar me vendim të formës së prerë;
  • dëshmia që nuk ka në fuqi masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik (nëse  aplikohet); 

Vetëm formulari zyrtar për konkurrim do të merret parasysh. Dokumentet e dorëzuara pas afatit të  paraparë nuk shqyrtohen kurse ato të pakompletuara do të refuzohen. Vetëm kandidatët të cilët i  plotësojnë kriteret do të kontaktohen. 

Konkursi është i hapur 15 ditë nga dita e publikimit në mediat elektronike (online) dhe në faqen e  internetit të Zyrës Kombëtare të Auditimit, duke filluar nga data 31.05.2022, kurse afati i fundit  për dorëzimin e dokumentacionit është data 15.06.2022, ora 16.00.  

Formularët për aplikim mund të merren në recepcionin e ZKA-së, ose mund të tërhiqen nga faqja  e internetit e ZKA-së në adresën www.zka-rks.org dhe dorëzohen në Divizionin për administrimin  e dokumenteve në adresën: Lagja: Arbëria, rr. “Ahmet Krasniqi” nr. 210 – Prishtinë, çdo ditë pune  nga ora 08:00 – 16:00, formulari dhe dokumentet mbështetëse mund të dorëzohen edhe përmes  adresës elektronike në adresën rekrutimi@oagks.org ose përmes postës. Për informata më të  hollësishme mund të kontaktoni në nr.tel. 038/606-004, ext:1025. 

Shënim:  

Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit  të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim.

Shpalljet e ngjashme