Përkrahje për pjesëmarrje me produkte bujqësore në Tregun mobil

Komuna Prishtinë
Publikuar
09/03/2022
Skadon
21/03/2022
Lokacioni
Prishtinë
Kategoria
Lloji
Grante  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

Drejtoria e Bujqësisë 

THIRRJE PËR APLIKIM 

Përkrahje për pjesëmarrje me produkte bujqësore në Tregun mobil.

Ftohen të gjithë fermerët e komunës së Prishtinës, të cilët janë prodhues të produkteve bujqësore, të aplikojnë për pjesëmarrje në tregun mobil të Komunës së Prishtinës. 

Kriteret që duhet t’i plotësojnë fermerët/aplikuesit: 

  • Fermeri duhet të jetë prodhues i produkteve bujqësore;  
  • Përparësi do të kenë fermerët e komunës së Prishtinës, të cilët ushtrojnë veprimtarinë  në territorin e komunës së Prishtinës;  
  • Fermerët me shumëllojshmëri më të madh të prodhimeve bujqësore kanë përparësi;
  • Në kushte të barabarta, gratë fermerë dhe grupet e margjinalizuara kanë përparësi;
  • Fermerët pa asnjë anëtarë të familjes të punësuar; 
  • Madhësia e fermës; 
  • Fermerët të cilët bujqësinë e kanë aktivitet parësor në të hyra familjare;
  • Nuk mund të jetë përfitues më shumë se një anëtar i bashkësisë familjare;
  • Fermerët të cilët nuk e kanë pronën në pronësi familjare, por shfrytëzojnë tokë më qira,  duhet të kenë marrëveshjen kontraktuese të nënshkruar nga të dy palët. 

Dokumentacioni i nevojshëm: 

  • Kopja e një dokumenti identifikues të Republikës së Kosovës; 
  • Numri identifikues i fermerit (NIF); 
  • Vërtetimi mbi tatimin në pronë për vitin 2021;
  • Marrëveshja në mes palëve për parcelat e marra me qira. 

VËREJTJE 

Nëse komisioni parasheh të nevojshme sjelljen e dokumenteve shtesë, të cilat  mundësojnë zgjedhjen e përfituesit, është i obliguar që t’i sjellë ato në afatin i cili i  caktohet, në të kundërtën humb të drejtën për të qenë përfitues i subvencionit (grantit). 

Data e aplikimit, prej 11.03.2022 deri më 21.03.2022.

Shpalljet e ngjashme

20/05/2022
Roje Pylli (3)   Mitrovicë
19/05/2022