Përgjegjës stoku

aztech electronics e1558613570272
Aztech
Publikuar më
02/05/2021
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Kompania AZTECH është lider në fushën e shitjes me pakicë për lëminë e elektronikës në tregun Kosovar. Aktualisht kompania AZTECH zhvillon aktivitetin e saj në qytete të ndryshme të Kosovës. Kompania AZTECH shpall konkurs  - vende të lira pune për pozitat:

Përgjegjës stoku

Përshkrimi I punës:

  • Planifikon, organizon, kryen Inventarizimin e mallit ne periudha periodike
  • Harmonizimin e gjendjes fizike të mallit me gjendjen në sistem.
  • Kontrollin e renditjes se mallit.
  • Identifikimin e produkteve me barkode.
  • Numrimin dhe raportimin e gjendjes së keshit në dyqane
  • Identifikon dhe raporton parregullsite në dyqane
  • Perpilon raportet ditore dhe mujore të kontrollit
  • Kryen detyra të tjera që i përcakton mbikëqyrësi direkt
  • Jep rakomandime per permiresimin e proceseve lidhur me mbajtjen e stokut ne nivel dhe rritjen e kujdesit ne trajtim te mallit
  • Kontrollimi/evidentimi i kartelave financiare te artikujve, te cmimeve shitje/kosto etj

Kualifikimet: 

  • Te kete njohuri rreth financave, preferohet pervojë pune relevante
  • Leje te Vozitjes Kategoria B
  • Fleksibil dhe i/e shpejt në zgjidhjen e problemëve,
  • Aftësi në menaxhimin e kohës
  • Aftësi në planifikim dhe organizim të punës
  • Njohja e mirë e paketës Microsoft Office
  • Njohuri rreth programit te Kontabilitetit Bilanc ose programeve tjera te kontabilitetit
  • Pervoje pune 1-2 vite
  • Arsim i lartë (Bachelor-Ekonomik)

Ne ofrojmë: 

  • Orar fleksibil të punës,
  • Ambient dinamik të punës me fuqinë e kompanisë lider në tregun Kosovarë,
  • Mundësi reale të zhvillimit profesional,
  • Njohje të teknologjive sipas trendëve të zhvillimit, dhe
  • Pagë konkurruese

Të interesuarit mund ta dërgojnë CV-në e tyre në: puna@aztech-ks.com

Afati për aplikim deri me datë: 31.05.2021

Për informatën tuaj, vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.