Përfaqësuese e brendit Rilastil 

italmed e1640434505258
Italmed
Publikuar më
25/12/2021
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

1111 e1640434709913

ITALMED është kompani farmaceutike qe kujdeset për regjistrimin, marketingun dhe shpërndarjen e produkteve farmaceutike evropiane në zonat ku operon. ITALMED aktualisht është përfaqësues ekskluziv kryesisht i kompanive gjermane dhe italiane. 

ITALMED N.t.sh shpall pozicionin vakant “Përfaqësuese e brendit Rilastil”.

Kualifikimi që duhet të kenë kandidatët: 

  • Të ketë diplomë universitare në njërën nga degët Mjekësi apo Farmaci;
  • E preferuar të ketë specializim në kozmetikë;
  • Të ketë së paku 1 vit përvojë pune si përfaqësues/e i/e brendit;
  • Të ketë aftësi të prezantimit;
  • Të jetë person i qëndrueshëm dhe të ketë aftësi për të negociuar dhe bashkëpunuar;
  • Të ketë aftësi të forta ndërpersonale, komunikuese dhe organizative;
  • Të ketë njohuri të gjuhës angleze.

Detyrat dhe përgjegjësitë: 

  • Të demonstrojë apo prezantojë produktet e brendit tek stafi shëndetësor duke përfshirë mjekët, infermierët dhe farmacistët; 
  • Të lehtësojë përfaqësimin e brendit tek klientët; 
  • Të merrë pjesë në konferenca të ndryshme në kuadër të brendit; 
  • Të sigurojë përputhje me të gjitha standardet e brendit dhe të pregatisë raporte sipas kërkesës. 

Ju lutemi aplikoni në këtë vend pune duke dërguar CV-të tuaja në: ermira.ferizi@italmedks.com. Ju lutemi të tregoni gjithashtu "Përfaqësuese e brendit Rilastil” në subjektin e email-it tuaj. 

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është data 23.01.2022

Vetëm kanditatët e përzgjedhur do të njoftohen për intervistë.